"Jam një grua/vajzë në hapësirën kibernetike" -

“Jam një grua/vajzë në hapësirën kibernetike”

06-07-2023 06:30:00

Gratë Kundër Dhunës në Europë (WAVE), Ambasadorët Rinorë dhe Rrjeti i Profesionistëve të Rinj Shqiptar kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në bisedën ndërgjeneracionale “Jam Një Grua/Vajzë në Hapësirën kibernetike”, si pjesë e fushatës së Ambasadorëve Rinorë të WAVE për të ngritur ndërgjegjësimin dhe për të shtuar mbrojtjen e grave dhe vajzave në internet.

Qëllimi i kësaj fushate është të rrisë ndërgjegjësimin rreth rëndësisë ndaj të drejtave digjitale të grave dhe vajzave dhe të avokojë për mbrojtjen e tyre përmes ndryshimeve në politika, edukimit të komunitetit, ndryshimit të mendësive dhe bashkëpunimit të interesave të shumë palëve.

Në kuadër të kësaj fushate, Ambasadorët Rinorë të WAVE do të organizojnë një seri aktivitetesh, duke përfshirë biseda ndërgjeneracionale në pesë qytete europiane, duke filluar me Tiranën, Parisin dhe Vjenën. Bisedat janë të planifikuara të zgjasin 2 orë secila, duke filluar nga ora 18:30 deri në 20:30, me një audiencë prej rreth 30 deri në 50 të pranishëm vendorë dhe ndërkombëtarë.

Dialogjet ndërgjeneracionale do të ofrojnë një hapësirë të sigurt për aktivistë dhe ekspertë për të diskutuar sigurinë e grave dhe vajzave në hapësirën cyber, duke sjellë perspektiva të reja të veprimeve dhe zgjidhjeve inovative në nivel komuniteti, duke përdorur përvojën dhe idetë e brezave të ndryshëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0