Revolucioni i Volvo EX30 SUV- i i vogël, por i fuqishëm - Business Magazine Albania

Revolucioni i Volvo EX30 SUV- i i vogël, por i fuqishëm

Volvo EX30 i ri është prezantuar së fundi si SUV-i më i vogël i krijuar deri më sot nga kompania suedeze dhe vjen me një çmim konkurues.

Kjo makinë është projektuar që të ketë gjurmën më të vogël të CO2 të çdo makine Volvo deri më sot dhe për ta bërë jetën e njerëzve më të sigurt, më të përshtatshme dhe më të këndshme, nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe dizajnit skandinav.

“Me Volvo EX30, ne synojmë të sjellim lëvizshmëri premium, plotësisht elektrike për një audiencë shumë më të gjerë, duke ndihmuar në avancimin dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt elektrifikimit të plotë, për të cilin industria dhe shoqëria jonë kanë nevojë”, u shpreh  Jim Rowan, CEO i Volvo.

Teknologji më e fundit e baterive që u përshtatet nevojave tuaja

Nëse ju jeni nga ato persona që shpenzoni shumicën e kohës në qytet ose udhëtoni distanca të shkurtra, Volvo ofron një makinë me një motor me bateri LFP (Standard range battery), prodhimi i së cilës ka një kosto më të vogël dhe përdor më pak resurse të rralla, duke e bërë këtë opsion më të mirin për ju nëse nuk keni nevojë për një autonomi maksimale.

Volvo EX30 exterior

Nëse ju preferoni autonominë maksimale, Volvo ofron dhe një variant me një motor Extended Range me bateri NMC e përbërë nga litiumi, nikeli, mangani dhe kobalti, duke prodhuar energji në mënyrë më efiçiente se varianti LFP. Ky motor Extended Range ju ofron autonomi deri në 480km me një karikim të plotë.

Lexo: Spotify planifikon një plan më të shtrenjtë abonimi

EX30 është dizenjuar për të patur kontributin më të vogël në emëtimin e CO2 nga të gjitha makinat e tjera Volvo të prodhuara deri më sot, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm para drejt ambicieve të kompanisë. Duke ulur emëtimet e Co2 në të gjithë linjën e prodhimit, duke marrë këtu në konsideratë dhe materialet e përdorura, Volvo arriti të ulte emëtimet totale të karbonit për 200,000 km nën 30 ton.

Volvo EX30 interior

EX30 është projektuar gjithashtu për të qenë aq i sigurt sa do të prisni nga një makinë Volvo dhe synon të kujdeset për ju dhe të tjerët në mjedise urbane plot tension. Për shembull, ai përfshin një veçori të posaçme sigurie për biçikletat që ndihmon në parandalimin e të ashtuquajturave aksidente të “derës”, duke ju paralajmëruar kur jeni gati të hapni derën përpara një çiklisti, skuteri ose vrapuesi. Teknologjia më e fundit e sigurisë mbrojtëse ilustron më tej se si ne kemi zbatuar standardet tona të larta të sigurisë për EX30.

Për më shumë informacion rreth SUV-it më të vogël të ri EX30, ju mund të kontaktoni në faqen zyrtare volvocaralbania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0