Vjen për herë të parë në Shqipëri Panairi "Future2Tech 2023” - Business Magazine Albania

Vjen për herë të parë në Shqipëri Panairi “Future2Tech 2023”

21-09-2023

Panairi “Future2Tech 2023”, vjen për herë të parë këtë vit në Shqipëri. Kjo është një mundësi ideale për kompanitë inovative, që të marrin pjesë si ekspozues në panairin që do të mbahet në datat 21-22 Shtator në Pallatin e Kongreseve. Ky panair do të ketë në fokus tre komponentë kryesorë: INOVACIONI, TEKNOLOGJIA dhe EDUKIMI. Panairi do të organizohet nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me Albania Tech.

Bëhu Partner në Panair!

Kompanitë që drejtojnë fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon, do të marrin pjesë si ekspozues në panair, ku do të kenë vëmendjen e mijëra vizitorëve. Kompani lider, ofrues kryesor të shërbimeve, përfaqësues, prodhues, distributorë, shitës nga sektorë të ndryshëm, që i bashkon inovacioni teknologjik, do të mblidhen në këtë event për të bërë biznes dhe për t’u njohur me partnerë të rinj.

 

Future2Tech do të presë organizata, institucione, shoqata dhe kompani nga sektorë të ndryshëm, të gjitha të lidhura me temën e përbashkët të teknologjisë. Industritë që do të ekspozojnë në panair përfshijnë Shitje me Pakicë Hardware & Software, Automobilistikë, Industri Farmaceutike, Financa, Robotikë, Media, Kujdesi Shëndetësor, Inxhinieri, Industria e Modës dhe shumë të tjera.

Profesionistët e teknologjisë, shitjeve dhe marketingut si: Zhvilluesit, Designer, Shitësit Online, Personeli i Medias, Shitësit, Financierët, Menaxherët, Specialistët e Inteligjencës së Biznesit, Analistët, Menaxherët e Produkteve dhe Business Analysts do të jenë atje.

Zbuloni çmimet për Partnerë Kyç, Startupe dhe shumë më shumë!

Ky panair do të jetë një mundësi unike për të promovuar zgjidhje teknologjike, pajisje inovatore etj. dhe për të lançuar produktet dhe shërbimet tuaja lidhur me këtë fushë, SOFTWARE & HARDWARE.

Gjatë dy ditëve të panairit do të zhvillohen aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj.

Zbuloni planimetrinë e hapësirës së Panairit!

Vizitorët do të kenë mundësinë të marrin pjesë në sesions informuese dhe forume me folës kyç nga vende të ndryshme. Për më tepër do të kenë mundësinë të dëshmojnë inovacion dhe teknologji të reja.Regjistrohu si vizitor!

Këtu gjeni një prezantim të panairit. Organizatorët janë të bindur që pjesëmarrja juaj si ekspozues në Panairin Future2Tech 2023 do të shtojë vlerë për eventin në tërësi dhe do të ofrojë mundësi të shumëanëshme për ju si kompani.

Përfaqësuesit e Iceberg Exhibitions dhe Albania Tech janë të gatshëm në çdo moment t’ju takojnë pranë zyrave tuaja për të diskutuar më gjatë mbi këtë aktivitet.

Rreth  FUTURE2TECH – Kompani që udhëheqin fushën e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon, do të marrin pjesë në ekspozimin në këtë panair, I cili do të mirëpresë mijëra vizitorë.

Disa evente profesionale, konferenca dhe sesione të rëndësishme do të mbahen përgjatë panairit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0