Banka Qëndrore amerikane rrit normat e interesit, pavarësisht shqetësimeve bankare - Business Magazine Albania

Banka Qëndrore amerikane rrit normat e interesit, pavarësisht shqetësimeve bankare

Banka qendrore e SHBA ka rritur sërish normat e interesit, pavarësisht frikës se masa mund të shtojë trazirat financiare pas një vargu dështimesh bankare të fundit.

Rezerva Federale rriti normën e saj bazë me 0.25 përqind dhe tha se më shumë veprime mund të ishin “të përshtatshme” pasi çmimet e konsumit vazhdojnë të rriten.

FED ka rritur kostot e huamarrjes në përpjekje për të ngadalësuar ekonominë dhe për të lehtësuar presionet që rrisin çmimet. Rritja e mprehtë e normave ka sjellë tendosje në sistemin bankar.

Lajmi vjen pak ditë pas falimentimit të dy bankave amerikane – Silicon Valley Bank dhe Signature Bank – këtë muaj, pjesërisht për shkak të problemeve të shkaktuara nga normat e larta të interesit.

Lexo edhe: Banka Qëndrore evropiane pritet të marrë një vendim për rritjen e normave të interesit në mes të “shqetësimeve bankare”

Megjithatë, pavarësisht humbjeve, autoritetet anembanë botës nuk mendojnë se dështimet kërcënojnë stabilitetin financiar të përhapur, duke vlerësuar se nuk duhet të shpërqendrohen nga përpjekjet për të vënë nën kontroll inflacionin.

Javën e kaluar, Banka Qendrore Evropiane rriti me 0.5 përqind normën bazë të interesit. Banka e Anglisë do të marrë vendimin e saj për normën e interesit të enjten, një ditë pasi shifrat zyrtare treguan se inflacioni u rrit papritur në shkurt në 10.4 përqind./ BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0