Punon në fushën e marketingut dixhital? Apo drejton ti marketingun e biznesit tënd? Ndoshta po mendon të ndërrosh profesion?
Një mundësi e re për të gjithë të apasionuarit në fushën e marketingut dixhital!
CANCRI Marketing vjen me një event ndryshe mbi marketingun e përmbajtjes ose siç njihet ndryshe Content Marketing duke bërë së bashku studentë, startup-e dhe influencers.
Lexo: Njihu me partnerin lokal të shitjeve nga Meta
Eventi ka si synim informimin e të rinjve, startup-eve, por jo vetëm për rëndësinë dhe fuqinë që marketingu i përmbajtjes ka ditët e sotme. Sesione trajnuese mbi krijimin e kontentit, kush quhet një kontent i mirë, si të rrisim shitjet nëpërmjet këtij kontentit, roli i influencers, do ju ndihmojë në suksesin e profileve tuaja si creator dhe bizneseve që menaxhoni. Në përfundim të eventit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.
Me datë 19 Mars, ora 09:00 AM në ambientet e Kongresit Rinor Kombëtar.
Aplikimet tashmë janë të hapura. Nxitoni të aplikoni në linkun më poshtë: http://bitly.ws/BuGC
Për më shumë informacion kontaktoni: +355684211737
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.