Ktheji kontaktet në mundësi
Je i ftuar të njihesh me partnerin lokal të shitjeve nga Meta në Shqipëri Httpool by Aleph më 30 mars.
Partnerët e autorizuar të shitjeve nga Meta janë filiale të ekipeve të shitjes së Meta në vendndodhje të caktuara në mbarë globin. Këta ekspertë të verifikuar, trajnuar dhe certifikuar ofrojnë mbështetje dhe shërbime konsulence lokale pa kosto për reklamuesit dhe agjencitë. Nga diagnostikimi i nevojave të bizneseve, deri te dhënia e orientimeve strategjike, partnerët e autorizuar të shitjeve nga Meta mund t’i ndihmojnë bizneset të arrijnë objektivat e tyre, të rrisin kualifikimet e ekipeve të tyre dhe të përmirësojnë rezultatet e marketingut.
Partneri i autorizuar i shitjeve nga Meta vjen edhe në Shqipëri! Bashkohu më 30 Mars për t’u takuar me partnerin lokal të shitjeve nga Meta Httpool by Aleph dhe zbulo mjetet, tendencat dhe mundësitë që mund të të ndihmojnë të përmirësosh rezultatet e biznesit me teknologjitë e Meta në vitin 2023. Rendi i ditës është i mbushur me fjalime energjike, plot me informacione, raste studimore dhe këshilla marketingu. Bashkohu me ne për t’i kthyer kontaktet në mundësi dhe për të çliruar potencialin për rritje.
Eventi është falas për të gjithë pjesëmarrësit e ftuar dhe do të zhvillohet në anglisht me titra në shqip.
Regjistrohu për të siguruar vendin!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.