Ministrja e Financave: Paga minimale do të rritet sërish deri në 2025-ën - Business Magazine Albania

Ministrja e Financave: Paga minimale do të rritet sërish deri në 2025-ën

punonjesit e IT

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në një intervistë për A2CNN u shpreh se, pavarësisht rritjes që nis nga 1 prilli të pagës minimale me 4 mijë lekë, synimet janë që deri në vitin 2025, ajo të shkojë në 45 000 lekë.

“Qeveria ka aplikuar një politikë të rritjes së pagës minimale. Masa e rritjes së pagës gjatë vitit 2022 ishte 4 mijë lekë. Ne kemi bërë studime, analiza. Ne kemi vlerësuar se një rritje e qenësishme e pagës minimale do të ndikojë te pagamarrësit. Kjo është një rritje që shkon në linjë me rritjen e ekonomisë së vendit. Para marrjes së këtij vendimi, ne jemi konsultuar edhe me grupet e interesit.

Lexo edhe: Paga minimale do bëhet 40 mijë lekë nga prilli. Disa biznese do kompensohen për kostot

Ne morëm masën për rritje nga data 1 prill me 6 mijë lekë, nga 34 mijë lekë në 40 mijë lekë, por kjo nuk do të jetë një rritje që do të bëhet vetëm këtë vit. Edhe vitin e ardhshëm do të aplikojmë një rritje të pagës minimale. Brenda vitit 2025, ne synojmë që paga minimale të shkojë në nivelin 45 mijë lekë”, tha Ibrahimaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0