WhatsApp sjell ndryshime emocionuese, por përdoruesit e Iphone duhet të presin ende - Business Magazine Albania

WhatsApp sjell ndryshime emocionuese, por përdoruesit e Iphone duhet të presin ende

WhatsApp

WhatsApp ka lançuar disa veçori të reja emocionuese, por përdoruesit e iPhone përballen me një pritje për të shfrytëzuar disa prej tyre.

Ndryshimet janë aktualisht ekskluzivisht për përdoruesit e celularëve Android, përfshirë Samsung, pasi ata me pajisjen Apple duhet të presin për një përditësim të ardhshëm.

Pamja e re e aplikacionit do t’i bëjë klientët të jenë në gjendje të shtojnë tituj kur dërgojnë dokumente.

Një prezantim i avatarëve të personalizuar tashmë i ka bërë njerëzit të flasin për këtë funksion të ri argëtues që është lançuar.

Lexi edhe: Shkëmbim mesazhesh edhe pa internet, WhatsApp sjell risitë e 2023

Tani lejohen gjithashtu përshkrime më të gjata në bisedat në grup.

Dhe për herë të parë keni më pak kufizime sepse mund të dërgoni deri në 100 foto dhe video në të njëjtën kohë. Deri tani limiti ishte vetëm 30.

Por disa përdorues janë ankuar se nuk kanë ende aftësinë për t’i përdorur ato.

Ata këshillohen të presin për përditësimin e radhës – por fansat e iPhone nuk janë ende të sigurt se kur do të fillojnë të përfitojnë nga ndryshimet.

Sakaq sot, përdoruesve të Apple u është kërkuar të instalojnë përditësimin më të fundit, për të rregulluar një sërë gabimesh dhe problemesh.

Përditësimet janë shpërndarë në shumicën e pajisjeve të tyre – iPhone, iPad, Mac, Apple TV, Watch dhe HomePods.

Softueri i ri merret me defektet dhe zbrazëtitë e sigurisë, kështu që njerëzit me produktet e Apple u nxiten t’i përditësojnë ato sa më shpejt të jetë e mundur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0