Inflacioni në Eurozonë mund të rritet mbi parashikimet sipas Christine Lagarde - Business Magazine Albania

Inflacioni në Eurozonë mund të rritet mbi parashikimet sipas Christine Lagarde

Inflacioni

Inflacioni në Eurozonë nuk ka arritur ende pikun, ndaj pritet të jetë edhe më i lartë në muajt në vijim. Këto pritshmëri u thanë nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, duke lënë të kuptojë se do të ketë një seri rritjesh të normave të interesit në të ardhmen.

Muajin e kaluar, inflacioni në eurozonë arriti 10.6%, ndërsa pritet një ulje e lehtë  deri në fund të këtij viti. Sipas Lagarde, inflacioni i Eurozonës nuk ka arritur kulmin, por rrezikon të jetë edhe më i lartë se sa pritet. Kjo nënkupton një seri rritjesh të normave të interesit në të ardhmen.

 “Ne nuk shohim komponentët apo drejtimin që do të më bënte të besoja se kemi arritur kulmin e inflacionit dhe se ai do të bjerë në një kohë të shkurtër. Unë mendoj se, sa herë që pyes ekonomistët e mi të nivelit të lartë në Bankës Qendrore Europiane vendos rreziqet që mund të sjellë inflacioni”, tha Christine Lagarde.

Ekspertët ekonomikë parashikojnë se inflacioni vitin e ardhshëm të jetë në nivelin 6% dhe 2.3% në 2024, por kriza mund të zbehë këtë pritshmëri. Banka Qendrore Europiane ka rritur normën e saj për depozitat bankare me një rekord 200 pikë bazë në tre muaj për të ulur kërkesën në një përpjekje për të ulur rritjen e çmimeve.

Ndërkohë, sipas Eurostat, vendet europiane po i afrohen një recesioni gjatë tremujorëve të ardhshëm. Inflacioni në Gjermani, Itali dhe Francë u rrit më shumë se parashikimi. Njerëzit tanimë po e ndjejnë gjithnjë e më shumë koston e lartë të jetesës e cila sipas ekspertëve do të rritet edhe më shumë gjatë vitit të ardhshëm.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0