Grupi 4iG është investitori më i madh hungarez në Shqipëri, pas blerjes së ONE Telecommunications dhe ALBtelecom.
Sipërmarrja e përbashkët do të ofrojë shërbime IT-e për grupin e teknologjisë së integruar Rheinmetall
- Rheinmetall AG dhe 4iG PLC kanë krijuar një sipërmarrje të përbashkët IT-e në Budapest, hapi i fundit në bashkëpunimin e tyre strategjik.
- 4iG zotëron 51% të aksioneve në “Rheinmetall 4iG Digital Services LLC” (R4), ndërsa Rheinmetall zotëron 49% të tyre.
- R4 do të ofrojë shërbime IT-e për filialet lokale dhe globale të Rheinmetall, duke filluar nga viti 2023 dhe potencialisht edhe për palët e treta.
- Sipërmarrja e re e përbashkët është me përfitim për të dyja palët: ajo përforcon aftësitë IT të Rheinmetall, ndërkohë që i jep 4iG-së akses më të madh në tregun global për shërbimet e IT-së.
Rheinmetall dhe 4iG kanë bashkëpunuar ngushtë që nga fillimi i vitit 2022. Fuqitë e tyre teknologjike e rajonale dhe ambiciet e ndërsjella për rritje i bëjnë ato një kombinim të përsosur. Rheinmetall është një lojtar kryesor në industrinë e mbrojtjes, ku nevoja për shërbime IT po rritet vazhdimisht dhe ka një prani të madhe në Evropën Perëndimore, duke përfaqësuar dy zona potenciale të zgjerimit për 4iG-në. Nga ana e saj, 4iG është një lojtar kryesor në industrinë e IT-së dhe ka një prezencë të fortë në Evropën Qendrore Lindore, dy zona të rëndësishme të rritjes për Rheinmetall. Partneriteti strategjik midis dy kompanive është kështu një hap logjik dhe tashmë ka arritur një tjetër moment historik të rëndësishëm. Sipas marrëveshjes së shpallur sot, Rheinmetall dhe 4iG kanë krijuar një sipërmarrje të përbashkët IT-e në Budapest.
4iG zotëron 51% të aksioneve në kompaninë e re dhe 49% të tjera zotërohen nga Rheinmetall. Misioni fillestar i Rheinmetall 4iG Digital Services LLC (R4) është të ofrojë shërbime IT, të lidhura me projektin dhe operacionet për filialet e Rheinmetall në Hungari dhe në mbarë botën. Bazuar në kërkesat dhe mundësitë e biznesit, sipërmarrja e re e përbashkët planifikon të zgjerojë në mënyrë progresive fushën e shërbimeve të saj për klientët e brendshëm dhe të jashtëm.
“Zgjerimi ndërkombëtar është një nga themelet e strategjisë së biznesit të 4iG-së dhe ai drejton zhvillimin e Grupit dhe vendimet tona të biznesit. Sipërmarrja e përbashkët e IT-së, e krijuar nga Rheinmetall dhe 4iG është një hap i madh përpara, sepse ne mund të forcojmë jo vetëm pozicionin tonë në fushën e shërbimeve digjitale të mbrojtjes, por gjithashtu, pas bashkëpunimit në Hungari, 4iG do të bëhet një partner global i Rheinmetall.” – tha Gellért Jászai, Kryetar i Grupit 4iG.
“Krijimi i kësaj sipërmarrjeje të përbashkët jo vetëm që tregon përkushtimin tonë ndaj Hungarisë,- deklaron Armin Papperger, Kryetar i Bordit Ekzekutiv të Rheinmetall AG. “Ajo përfaqëson gjithashtu një kontribut të rëndësishëm në aftësitë e Rheinmetall në fushën e teknologjive digjitale. Ne shohim shumë potencial pozitiv në bashkëpunimin me 4iG-në, veçanërisht në këtë sipërmarrje të përbashkët. Ne jemi të përkushtuar për një bashkëpunim të fortë dhe të frytshëm, i cili është padyshim një situatë e favorshme për 4iG dhe Rheinmetall.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.