“Rrjedhja e trurit”/ Të rinjtë po bojkotojnë vendin duke u larguar - Business Magazine Albania

“Rrjedhja e trurit”/ Të rinjtë po bojkotojnë vendin duke u larguar

Rrjedhja e trurit është sot një prej problemeve kryesore të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ndoshta më akut fenomeni paraqitet për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Shifrat janë shokuese, shkruante së fundi Marjan Icoski i “German Marshall Fund”.

Në tre dekadat e fundit Shqipëria ka humbur 37% të qytetarëve të saj niveli më i lartë në rajon nëse i qëndrojmë të dhënave të EUObserver, sias të cilave, si pasojë e emigracionit masiv Serbia ka humbur 9% të qytetarëve, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje e Hercegovina, 24%.

Lexo edhe: Anketa e OECD në Shqipëri: 79% emigrojnë për paga më të larta, korrupsioni faktor madhor, rekord ikja e të rinjve

Shumica janë të rinj, theksohet në artikull, të arsimuar dhe të zotë, të cilët, vazhdon si me ironi shkrimi, kanë zgjedhur të votojnë “me këmbët e tyre”. Ritmi dhe intensiteti i këtij problemi, e rendit Ballkanin Perëndimor ndër të parët në botë për “largimin e trurit”.  Llogaritet qe në dekadat e ardhshme, ai të humbasë 25-50 për qind të të rinjve të talentuar.

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale, duhet qe vendet e rajonit, thote Icoski, të reshtin së menduari vetëm se si t’i mbajnë të rinjtë në shtëpi, dhe të fillojnë të punojnë me synimin të tërheqin mbrapsht ata që janë larguar tashmë. Studimet e fundit tregojnë se po zvogëlohet dallimi mes faktorëve shtytës ekonomikë dhe atyre joekonomikë për emigrimin e të rinjve nga Ballkani Perëndimor. Historikisht, të rinjtë janë larguar nga kjo zone për paga më të larta dhe punë më të mira, por tani, ata kërkojnë më shumë dhe po ikin për të pasur një cilësi më të lartë të shërbimeve publike, arsimit, kujdesit shëndetësor, qeverisjes apo mjedisit./ GMF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0