Franca, Portugalia dhe Spanja arritën një marrëveshje për të zëvendësuar gazsjellësin e propozuar ndërmjet gadishulli Iberik dhe Francës me një korridor të gjelbër nënujor, i cili mund të transportojë hidrogjen.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez sqaroi se plani është të lidhet këto dy zona me njëra tjetrën dhe me tregun europian të energjisë përmes një tubacioni që kalon nga Barcelona, më tej në Spanjë në detin Mesdhe deri në Marseille të Francës. Përkohësisht, mund të përdoret për të transportuar gaz natyror, përpara se më vonë përmes tij të dërgohet hidrogjen.
Lexo edhe: Faturat e energjisë/ BE jep 40 miliardë euro ndihmë për familjet dhe bizneset
“Ne kemi rënë dakord për një projekt të ri që do të quhet “Korridori i Energjisë së Gjelbër” që do të lidhë gadishullin Iberik me Francën e për rrjedhojë, me tregun europian të energjisë midis Barcelonës dhe Marsejës. Tubacioni do të shërbejë për hidrogjenin dhe gazin e lëngshëm gjatë një periudhe tranzicioni të nevojshme për tregun europian të energjisë.” – Pedro Sanchez
Projekti zëvëndeson planin e mëparshëm të quajtur “MidCat” , e të propozuar një dekadë më parë, i cili u pezullua në vitin 2019 për shkak të çështjeve rregullatore dhe mungesës së financimit. Megjithatë, në kushtet aktuale kur Rusia po kufizon dërgesat e gazit në pjesën më të madhe të Europës si reagim ndaj sanksioneve për pushtimin e Ukrainës, ka pasur një ripërtëritje të interesit për të dërguar furnizimet e nevojshme nga Spanja drejt pjesës tjetër të kontinentit. Spanja aktualisht ka gjashtë terminale të gazit natyror të lëngshëm për përpunimin e gazit që mbërrin nga deti, gjë që mund të ndihmojë BE-në të rrisë importet me një furnitor më të mirë. Por ka vetëm dy lidhje me kapacitet të ulët me rrjetin e gazit të Francës, i cili është ndërkohë i lidhur me pjesën tjetër të kontinentit të vjetër. / Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.