Instituti Shqiptar i SME-ve, “SME Albania”, në bashkëpunim me “Fondacionin Konrad Adenauer” do të organizojnë në datat 10, 11 dhe 12 Nëntor, trajnimin me temë “Digjitalizimi, nxitës i ndërkombëtarizimit të SME-ve”.
Vetëm pjesëmarrës, përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme do të kenë mundësinë që të pajisen me njohuri nga ekspertë ndërkombëtarë dhe vendas lidhur me:
pronësinë industriale
tregtinë elektronike
ndërkombëtarizimin
Trajnimi 3-ditor do të zhvillohet në ambientet e “Prestige Hotel”, Golem, Durrës. Shpenzimet (akomodimi me fjetje & ushqim) do të mbulohen nga organizatorët.
Nxitoni të aplikoni deri në datën Nëntor 2022 nëse përmbushni ndonjë nga kriteret e mëposhtme:
Jeni përfaqësues/e i/e një biznesi të vogël dhe të mesëm me vendndodhje në Shqipëri;
Jeni e/i ri që sapo ka themeluar sipërmarrjen e saj/e tij;
Keni interes mbi inovacionin, tregtinë online dhe zhvillimin e biznesit.
Apliko Këtu për t’u bërë pjesë e trajnimit!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.