Kryeministrja britanike Liz Truss u detyrua të hënën të anulojë planet për të ulur taksën për të pasurit.
Truss dhe ministri i saj i financave, Kwasi Kwarteng, njoftuan një “plan të ri rritjeje” më 23 shtator. Sipas qeverise se re të kryeministres Liz Truss, në mini-buxhetin e qeverisë, të pasurit që kanë të ardhura mbi 150 mijë sterlina në vit nuk do paguanin më 45% të të ardhurave, por 40% taksë, çka do u siguronte atyre të ardhura më të mëdha. Por, plani shkaktoi një krizë besimi tek investitorët në qeveri, duke goditur vlerën e Paund-it dhe duke tronditur tregjet në atë masë sa Banka e Anglisë duhej të ndërhynte me një program 65 miliardë paund për të përforcuar monedhën.
Lexo edhe: Paundi arrin nivelin më të ulët 37 vite. Ekspertët paralajmërojnë recesionin
Vendimi për të ndryshuar kursin ka të ngjarë të vendosë Truss dhe Kwarteng nën presion të madh, më pak se katër javë pasi ata erdhën në pushtet. Britania ka pasur katër kryeministra në gjashtë vitet e fundit politikisht të trazuar.
Kwarteng tha se nuk kishte menduar të jepte dorëheqjen. Truss, ish ministrja e jashtme 47-vjeçare e Britanisë, e cila mori detyrën më 6 shtator pasi fitoi një garë lidershipi midis anëtarëve të Partisë Konservatore, tha të dielën se ajo duhet të kishte bërë më shumë për të “hapur terrenin” për politikën në fjalë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.