Konfindustria bën thirrje për transparencë për konçesionin e Portit të Durrësit - Business Magazine Albania

Konfindustria bën thirrje për transparencë për konçesionin e Portit të Durrësit

Portit të Durrësit

Konfindustria, mbështetur në rëndësinë e madhe ekonomike dhe gjeostrategjike në afatgjatë të Portit Tregtar të Durrësit, vlerëson se është e domosdoshme, që marrëveshja konçesionare e privatizimit dhe ndryshimit të qëllimit të shërbimit të tij, të bëhet e njohur për publikun dhe të kalojë për miratim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjithashtu, në kuptimin e proceseve integruese dhe detyrimeve euroatlantike të sigurisë, pëlqimi zyrtar i BE dhe SHBA është i nevojshëm në rastin në fjalë.

Konfindustria vlerëson me shqetësim, se duhet të shmangim me çdo kusht përsëritjen e një afere të re të ngjashme në shume pika me rastin e shumëpërfolur “djegësve/incineratorëve”, por në përmasa dhe pasoja shumë herë më të rënda.

Konfindustria vlerëson, se deri më tani ka paqartësi dhe mungesë informacioni publik për konçesionin e Portit të Durrësit. Është e domosdoshme të sqarohet para së gjithash, nëse njihen pronarët fundorë të kompanisë partnere të konçesionit si dhe vlera, burimi, mënyra, koha dhe garancitë ligjore të kryerjes së investimit të parashikuar. Do të ishte krejtësisht e papranueshme dhe me pasoja të paparishikueshme ekonomike, të luftës kundçr pastrimit të parave dhe sigurisë, nëse kompania partnere do të jetë e regjistruar në parajsa fiskale. Shqipëria nën trysninë e Këshillit të Europës ka detyrimin të bëjë të ditur pronarët fundorë të kompanive “guackë”.

Në njoftimin e saj konfindustria Vlerëson se, “shteti shqiptar kapitalizon mbi 1.5 milionë m2 sipërfaqe trualli të Portit të Durrësit me vlerë shumë të lartë, që do të jetë automatikisht pronë e konçesionarit. Një pasuri e tillë e çmuar nuk do të jetë më pronë e shtetit shqiptar, por është e privatizuar “de jure”, që në çastin e derdhjes si kontribut në kapitalin e konçesionarit në të cilin administrimin e bën partneri privat, që zotëron 70% të aksioneve. Në rast konflikti potencial zgjidhja mund të kryhet vetëm në Gjykatat Ndërkombëtare”.

Lexo: Liderët e mirë i trajtojnë punonjësit e tyre si CEO. 4 mënyra se si ata e bëjnë këtë.

Konfindustria kërkon të bëhet e njohur, se cilat do të jenë përfitimet e ekonomisë kombëtare në afatgjatë të shprehura në vlera financiare nga një konçesion i tillë si dhe të dhënat ligjore, teknike, ekonomike, financiare, kohën e ndërtimit dhe subjektet, që do të kenë monopolin e shërbimeve portuale në portin e ri të Porto Romano.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0