Qeveria shpjegon sulmin kibernetik: “98% e shërbimeve funksionale, nuk janë prekur të dhënat” - Business Magazine Albania

Qeveria shpjegon sulmin kibernetik: “98% e shërbimeve funksionale, nuk janë prekur të dhënat”

Dy javë pasi Shqipëria ra prej e sulmit kibernetik, zv.Kryeministrja, Belinda Balluku, drejtorja e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj dhe përfaqësuesi i skuadrës speciale të Microsoft për sigurinë kibernetike, Kevin Chin, në një konferencë për mediet treguan detaje lidhur me sulmin masiv ndaj sistemeve dhe punën e bërë për rikthimin në normalitet të shërbimeve. Drejtuesja e AKSHI-t konfirmon se sulmi ishte me një virus “ransomware” dhe “zeroclear wipeout”.

Virusi i parë përdoret për të vendosur gjoba por në rastin e Shqipërisë kishte një tjetër synim.

“Zakonisht sulme të tilla ndodhin për të kërkuar më para para, por në këtë rast, objektivi i vërtetë i sulmit ishte fshirja e të dhënave. Falë reagimit të shpejtë nuk pati humbje të dhënash pavarësisht se ishte një shkalle të lartë, u krye izolimi i menjëhershëm duke zbatuar protokollet deri në vlerësimin dhe analizën e plotë të situatës. Sistemet u verifikuan 1 nga 1″– u shpreh drejtoresha Karçanaj.

Drejtoresha e AKSH-t informoi lidhur me sistemet të cilat tashmë janë funksionale, ku tha se tashmë mbi 98% e shërbimeve online janë funksionale.

“Falë bashkëpunimit me partnerët dhe punës së madhe nga stafi i AKSHI-t kemi këtë status, faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u kthyen në punë brenda 12 orësh. Mbi 98% e shërbimeve online janë funksionale. Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor, Fondi i sigurimit, Agjencia e Barnave, mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale. E-albania është kthyer për 1202 shërbime. Të vetmet që po punohet ende është njehsimi i diplomave dhe lëshimi i certifikatave, lista e notës dhe vërtetimi i i diplomës, kryerja e pagesës së ujit dhe energjisë elektrike”, tha Karçanaj.

Në deklaratën për mediet, edhe zëvendës/kryeministrja Belinda Balluku tha se sistemet po kthehen të gjitha në normalitet, ndërsa tha se FBI po merret me hetimet.

“Ditën e djeshme ka pasur një takim tjetër të komitetit për mbrojtjen kibernetike. Janë marrë dhe vendime që do të zbatojmë në të ardhmen. Duhet përmendur dhe përfshirja e FBI-së duke na dhënë mbështetje, apo dhe skuadrave të tjera inteligjente. Falenderojmë dhe punonjësit e administratës”. – u shpreh Balluku.

Drejtuesi i ekipit të teknikëve të Microsoft tregoi shkurt se ekspertët amerikanë do jenë në Shqipëri për të ndihmuar edhe më tej.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0