Arsyeja kryesore pse punonjësit japin dorëheqjen. Nuk është paga! - Business Magazine Albania

Arsyeja kryesore pse punonjësit japin dorëheqjen. Nuk është paga!

Drejtuesit e bizneseve e kaluan pjesën më të madhe të vitit 2021 duke menaxhuar largimet masive nga puna gjatë asaj që u quajt si “Dorëheqja e Madhe”, një periudhë në të cilën shumë njerëz u larguan nga vendet e tyre të punës në kërkim të pagave më të larta, kushteve më të mira të punës dhe përfitimeve më tërheqëse.

Drejtuesit e bizneseve e kaluan pjesën më të madhe të vitit 2021 duke menaxhuar largimet masive nga puna gjatë asaj që u quajt si “Dorëheqja e Madhe”, një periudhë në të cilën shumë njerëz u larguan nga vendet e tyre të punës në kërkim të pagave më të larta, kushteve më të mira të punës dhe përfitimeve më tërheqëse.

Por, sipas një analize të publikuar në MIT Sloan Management Review, studiuesit thonë se ky numër rekord i largimeve nga puna në fakt është nxitur nga diçka shumë më e vështirë për t’u rregulluar: kultura toksike e punës.

Bazuar te të dhënat e studimit, të cilat morën në konsideratë largimet nga puna në periudhën prill – shtator 2021, vlerësimet e viteve të fundit nga Glassdoor (duke përfshirë periudhën para pandemisë) dhe 172 indikatorë kulturorë në afërsisht 600 kompani, studiuesit zbuluan se kultura toksike e punës ishte faktori kryesor që i shtyn njerëzit të dorëhiqen nga pozicionet e tyre. Ky faktor rezultoi të ishte 10 herë më i rëndësishëm se paga në shpjegimin e largimeve nga puna.

Nga vlerësimet e marra, format më të zakonshme nëpërmjet të cilave punonjësit e përshkruanin kulturën toksike në kompaninë e tyre ishin përmes: mungesës së promovimit të diversitetit, barazinë dhe gjithëpërfshirjen, punonjësve që ndihen të parespektuar, sjelljeve joetike ose integritetit të ulët, menaxherëve që abuzojnë dhe një mjedisi të ashpër ku ata ndjenin se kolegët pëpiqeshin gjithmonë t’i dëmtonin.

Një ndër gjetjet më të rëndësishme është se faktorët që lidhen me një vend pune toksik çojnë në një “reagim më të fortë”  dorëheqjen më shumë se çështjet e tjera negative të punës, thotë autori kryesor dhe lektor i MIT, Donald Sull. “Njerëzit mund të ankohen se vendi i tyre i punës është burokratik ose i izoluar, megjithatë ata nuk largohen menjëherë”.  Por, shenjat e kulturës toksike të punës i bëjnë njerëzit që të largohen.

Industritë me shkallën më të lartë të largimeve nga puna sipas këtij studimi janë: dyqanet e veshjeve (19%), konsulenca për menaxhim (16%), interneti (14%), softueri (13%), ndërsa këto katër industri kishin të njëjtën shifër prej 11% fast-food, shitja me pakicë, spitalet kërkimore, hotelet dhe argëtimi.

Edhe brenda së njëjtës industri, shifrat e largimeve nga puna varionin shumë. Në industrinë e transportit ajror dhe të mbrojtjes, për shembull, Boeing humbi 6.2% të punonjësve nga muaji prill deri në shtator, krahasuar me SpaceX, që humbi plot 21.2% të punonjësve. Sull thotë se këto diferenca mund të tregojnë rolin e rëndësishëm që lidershipi i kompanisë luan në kulturën e punës dhe në largimin ose jo të punonjësve.

Disa faktorë të tjerë kryesorë që ndikojnë te dorëheqjet e punonjësve janë: pasiguria dhe riorganizimi i punës, nivelet e larta të inovacionit , mosvlerësimi i performancës së punonjësve dhe reagimi i dobët ndaj Covid-19.

Mosvlerësimi i performancës mund të nënkuptojë që punonjësit që performojnë shumë mirë nuk mendojnë se po shpërblehen për përpjekjet e tyre, ose mendojnë se po tolerohet performanca e ulët.

Sido që të jetë, Sull thotë se ky shkak i largimit të punonjësve mund të parandalohet, si dhe është shumë i dëmshëm për biznesin: “Duke mos vlerësuar performancën e lartë të punonjësve, jo vetëm që do të humbisni punonjës me ritme më të shpejta, por mbi të gjitha do të humbisni njerëz që janë shumë të vlefshëm për kompaninë tuaj.”

https://www.cnbc.com/2022/01/14/the-biggest-reason-people-quit-is-10-times-more-important-than-pay

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0