Aplikacioni "Çaj Mali", ndihmon Shqiptarët të marrin nënshtetësinë Italiane - Business Magazine Albania

Aplikacioni “Çaj Mali”, ndihmon Shqiptarët të marrin nënshtetësinë Italiane

Aplikacioni "Çaj Mali"

Ermir Lushnjari ka emigruar që në moshën 15 vjeçare në Itali. Juristi Ermir Lushnjari punon si këshilltar ligjor për emigracionin në Verbania, Itali. Për Bussines Magazine tregon si lindi ideja e aplikacionit “Çaj Mali”, i cili udhëzon emigrantët si të pajisen me nënshtetësinë italiane. Projekti i të riut shqiptar ka rezultuar mjaft i suksesshëm, pasi është shkarkuar nga mbi 10 mijë përdorues në 188 shtete të ndryshme.

Pse lindi idea për një aplikacion me një funksion të tillë?
Duhet të ndihmoja njerëzit që të mos përjetonin më tepër mungesën e nënshtëtësisë italiane. Të jetuarit  në një vend të huaj, ta ndërlikon jetën edhe më tej nëse nuk ke nënshtetësinë. Ndaj, u ndërtua aplikacioni “Çaj Mali”.

Cili është funksioni primar?

Sigurisht është marrja e infomacionit për pajisjen me shtetësinë Italiane.
Por, për të qenë sa më shumë global, duke marrë parasysh se përdoret në 180 shtete, kam shtuar një funksion dekorativ. Aplikacioni ka tetë funksione dhe të tetë këto funksione kanë si qëllim të shpjegojnë mënyrën e aplikimit për nënshtetësi italiane. Në app ka sqarime të detajuara për të gjitha rrugët që duhet të ndiqen për përgatitjen e dokumentave, pagesat, zyrat ku duhet të drejtohen etj. Gjithashtu në aplikacion gjendet edhe mundësia për të bërë pyetje në lidhje me paqartësi që lidhen me problematikat e shtetasve të huaj. Aplikacioni është i krijuar në katër gjuhë të huaja.

 

Cili është funksioni dekorativ që keni shtuar së fundmi?
Quhet Almanacco dhe ku përmenden ditëlindjet e personazheve, të cilët ishin të huaj dhe kanë marrë shtetësinë këto vitet e fundit.
Personazhet i përkasin artit dhe kulturës dhe vijnë nga e gjithë bota: Kina, Brazili, Kanada deri në Zelandën e Re. Tek i njëjti vend kam shtuar festat kombëtare për çdo shtet. Përshembull, 28 Nëntor vendosa flamurin Shqiptar me urimet.

A keni menduar ta thelloni punën tuaj me aplikacionin?

Funksioni që do të shtoj në Shtator lidhet me integrimin e të huajve dhe kontributin që ata japin në shoqëri. Dua ti tregoj botës se shoqëria akutale është e përbërë nga sportistë, këngëtarë, shkrimtarë etj. Këta të fundit ishin të huaj dhe u natyralizuan me Italinë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0