Elon Musk ka bërë një ofertë për të blerë Twitter, duke thënë se kompania ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe ai është personi duhur për ta zhbllokuar atë. Personi më i pasur në botë do të ofrojë 54.20 dollarë për aksion në para “cash”, duke e vlerësuar Twitter në rreth 43 miliardë dollarë.
Musk, 50 vjeç, njoftoi marrëveshjen e mundshme në një dosje me Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime të SHBA të Enjten, pasi refuzoi një vend të mundshëm në bordin e kompanisë. Twitter tha se bordi i tij do të shqyrtojë propozimin dhe çdo përgjigje do të ishte në interesin më të mirë të “të gjithë aksionerëve të Twitter”.
Drejtori ekzekutiv i Tesla është një nga personat më të ndjekur në Twitter, duke postuar shpesh meme dhe tallje me 80 milionë ndjekësit e tij.
Ai ka qenë mjaft i qartë për ndryshimet që do të dëshironte të impononte në platformën e mediave sociale dhe kompania i ofroi një vend në bord, pas blerjes së parë të aksioneve në vlerën 3.35 miliardë dollarë.
Musk filloi menjëherë të lajmëronte përdoruesit për ndryshimet e mundshme, nga kthimi i selisë së Twitter në San Francisko në vendbanim për të pastrehët dhe shtimi i një butoni redaktimi për “cicërimat” deri te dhënia e shenjave automatike të verifikimit për përdoruesit “Premium.”
I pakënaqur me ndikimin që vjen nga të qenit investitori më i madh i Twitter, ai tani dëshiron ta blejë tërësisht kompaninë, një nga individët e paktë që mund ta përballojë. Pasuria e Musk aktualisht vlerësohet rreth 260 miliardë dollarë, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, krahasuar me vlerësimin e tregut të Twitter prej rreth 37 miliardë dollarësh.
Megjithëse Musk është personi më i pasur në botë, ende nuk është zbuluar se si do të gjejë 43 miliardë dollarë para të gatshme.
Pjesa më e madhe e zemërimit të Musk kundër Twitter-it është drejtuar kundër asaj që ai e percepton si censurë nga platforma. Në një letër drejtuar bordit të Twitter, së bashku me detajet në lidhje me ofertën e tij, Musk tha se ai beson se Twitter: “as do të lulëzojë dhe as do t’i shërbejë strukturës shoqërore [fjala e lirë e tij] në formën aktuale. Twitter duhet të transformohet si një kompani private” – shtoi ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto