Administrata Tatimore: Aplikimi në ditën e fundit të afatit, ju ekspozon me riskun e mosrinovimit të certifikatës në kohë
Drejtoria e Pёrgjithshme e Tatimeve rikujton tё gjithё tatimpaguesit, tё cilёt prej 1 Janarit 2021 kanё nisur tё lёshojnё fatura tё fiskalizuara, se duhet tё marrin masa paraprake pёr rinovimin e certifikatës elektronike për fiskalizimin, në përputhje me afatet e vlefshmërisë së kësaj të fundit.
DPT u bën thirrje tatimpaguesve të aplikojnё për rinovimin e nënshkrimit elektronik deri nё 30 ditë përpara datës, kur i skadon certifikata për të eliminuar çdo mundësi, që mund t’u riskojë rinovimin e certifikatës në kohë, në zbatim të legjislacionit në fuqi.
Administrata Tatimore risjell nё vёmendje se aplikimi për rinovimin e nëshkrimit elektronik për fiskalizimin ёshtё e njёjtё me aplikimin për herë të parë. Nëpërmjet shërbimit elektronik në platformën qeveritare e-Albania, në linkun: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13691, i cili ju udhëzon për hapat, që duhen ndjekur, për aplikim të suksesshëm.
Ndërkohë, për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin e fiskalizimit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton tatimpaguesit t’i drejtohen në çdo kohë platformës Help Desk, në faqen http://helpdesk.tatime.gov.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.