CEO i Intel krahason çipat me naftën: Prodhimi i tyre në SHBA mund të shmangë krizat globale - Business Magazine Albania

CEO i Intel krahason çipat me naftën: Prodhimi i tyre në SHBA mund të shmangë krizat globale

Shefi ekzekutiv i Intel, Pat Gelsinger, i krahasoi çipet me naftën, duke thënë se çipat kompjuterikë do të luajnë një rol kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare në dekadat e ardhshme.

“Rezervat e naftës kanë përcaktuar gjeopolitikën për pesë dekadat e fundit. Ku janë fabrikat për një të ardhme digjiitale është më e rëndësishme,” tha Gelsinger në një intervistë në “Squawk Box” të CNBC. “Le t’i ndërtojmë aty ku i duam dhe të përcaktojmë botën, në të cilën duam të jemi pjesë në SHBA dhe Evropë.”

Shumica dërrmuese e çipave kompjuterikë prodhohen aktualisht në Azi, veçanërisht në Tajvan. Ky përqendrim ka ngritur shqetësime për sigurinë natyrore, veçanërisht pasi Kina ka rritur praninë e saj ushtarake pranë ishullit që Pekini pretendon se është i veti.

Prodhimi i çipave gjithashtu, ka patur mungesë gjatë pandemisë Covid. Pati ndërprerje të prodhimit, ndërsa kishte kërkesë në rritje për çipat që përdoren në elektronikë, duke filluar nga telefonat inteligjentë te makinat e deri te makinat larëse.

Nën udhëheqjen e Gelsinger, Intel ka diversifikuar gjeografikisht prodhimin e çipave. Në muajt e fundit, Intel ka njoftuar investime masive për të ndërtuar fabrika të reja në SHBA dhe Europë. Intel gjithashtu filloi punën vitin e kaluar në dy fabrika të çipave në Arizona.

Kompania me bazë në Santa Clara, Kaliforni, ka nxitur zyrtarët në Uashington dhe Bruksel për të mbështetur legjislacionin që do të përfshinte investimet e qeverisë për të ndihmuar në prodhimin e gjysmëpërçuesve.

Lexo edhe: Kina synon të rrisë ekonominë digjitale në pesëvjeçarin e ardhshëm. “Rivalitet” me SHBA-në nga inteligjenca artificiale tek gjysmëpërçuesit

Gelsinger foli para dëshmisë së tij në Senatin e SHBA në mbështetje të një plani subvencioni prej 52 miliardë dollarësh.

Geslinger nuk është personi i parë që krahason gjysmëpërçuesit me naftën. Por, vërejtjet e tij marrin një rëndësi të madhe, sepse çmimet e naftës së papërpunuar u rritën këtë vit, pjesërisht për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe frikës për ndërprerje të furnizimit.

Është rasti i fundit i tensioneve gjeopolitike që rrit çmimet e karburantit dhe, nga ana tjetër, shqetësime për ndikimin e tyre tek konsumatorët amerikanë. Kjo ka ndodhur më parë, si në krizën energjetike të viteve 1970.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0