Inovacioni në bujqësi, Agrichallenge Hackathon thirrja e fundit për aplikime - Business Magazine Albania

Inovacioni në bujqësi, Agrichallenge Hackathon thirrja e fundit për aplikime

Një konkurs inovator do të bashkojë dhjetëra të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe bujqësisë. Qyteti i Korçës mirëpret AgriChallenge, i cili kulmon përpjekje disamujore për edukim dhe ndërgjegjësim rreth inovacionit në bujqësi.

Me mbështetjen e Qeverisë Gjermane, përmes GIZ dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Bashkinë Korçë, Hackathoni AgriChallenge vjen për të sfiduar novatorët e qarkut të Korçës, por edhe të rinjtë përtej këtij qarku, të zgjidhin çështjet më urgjente me të cilat përballet bujqësia moderne.

Zhvillimi teknologjik ka sjellë vështirësi të shumta për sektorin e bujqësisë nga papunësia, tek mundësitë e reja apo rritja e produktivitetit bujqësor përmes teknologjisë. Por, sfida e madhe sot për këtë sektor është tek shkrirja e teknologjisë me agrikulturën, si një mundësi për të kapërcyer çdo problem me të cilën përballet bujqësia në Shqipëri.

Inovacioni teknologjik në bujqësi, jo vetëm që adreson reduktimin e forcës punëtore, por edhe përmirëson sistemet e prodhimit bujqësor. Hackathoni AgriChallenge synon të identifikojë problemet me të cilat përballet sektori dhe të zbulojë zgjidhje, duke ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e kësaj nisme transformuese për mbarë qarkun e Korçës.

APLIKO TANI!

Të rinjtë mund të aplikojnë deri më 15 Shkurt 2022 për të adresuar probleme si: sistemet e identifikimit për njerëzit dhe kafshët në fermë, informim dhe këshillim në ferma, sisteme mbikëqyrëse, diagnostikimi i sëmundjeve dëmtuese në bujqësi, sisteme autonome dhe përdorim të dronëve, përmirësim i proceseve të fermës si ujitja dhe plehërimi, digjitalizimi i proceseve të shitjeve dhe marketimit dhe projekte që automatizojnë ndërveprimin mes fermerëve dhe ekspertuesve

3 projektet më të mira që dalin nga Hackathoni AgriChallenge me një finale një total prej 7 grupesh do të mbështeten financiarisht në vlerën e 3,000 eurove ndërsa Idetë e tyre do të gëzojnë mbështetje të vazhdueshme këshilluese dhe mentoruese gjatë ndërtimit të prototipit.

Hackathtoni organizohet në formën e një Selection Bootcamp përgjatë 1 dite të plotë, ku grupet pjesëmarrëse do të mentorohen dhe mbështeten gjatë formësimit të idesë. Idenë do ta prezantojnë përballë një jurie ekspertësh.

Finalistët e Selection Bootcamp do të arrijnë të ndërtojnë prototipa të gatshëm për t’u testuar dhe aplikuar më pas në terren. 

Hackathoni AgriChallenge synon të shndërrohet në një katalizator zgjidhje për të reduktuar përditësimin e inputeve dhe nxitur transformimin e proceseve në prodhimin bujqësor, duke shkuar nga fara tek mekanizmi ekonomik, vetëm përmes ndërlidhjes teknologjike e digjitale.

Aplikimet në AgriChallenge Hackathon mund të bëhen vetëm online përfaqes faqes zyrtare: https://agrichallenge.al/.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0