Një librari për të frymëzuar mendje. Kjo është sipërmarrja e motrës dhe vëllait në Korçë - Business Magazine Albania

Një librari për të frymëzuar mendje. Kjo është sipërmarrja e motrës dhe vëllait në Korçë

Një motër e vëlla, Xheni 26 vjeç, diplomuar për Administrim Publik dhe Andi, 20 vjeç, që studion në Matematikë- Fizikë, kanë themeluar librarinë “Luledielli” në Korçë. Ata ofrojnë shitje online, paketimin dhe huazim të librave si dhe asistencë mësimore. Paketimet e tyre kanë një stil tepër të veçantë dhe estetik.

Ata janë finalistë në konkursin e IDEA dhe Business Magazine zhvilloi një intervistë me ta për t’i pyetur rreth historisë së fillimit të sipërmarrjes së tyre.

Ku lindi pasioni juaj për librat dhe ju injektoi dëshirën për biznesin?

Pasioni për librat është kultivuar që në fëmijëri. Leximi ka qenë gjithmonë i rëndësishëm. Gjithsesi, lidhja e ngushtë me librat ka nisur dy vite më parë kur dëshira për të lexuar u kombinua me së miri me kohën në dispozicion.  Frymëzuar nga ikona të biznesit, pasionin për librin filluam ta ndanim me libradashësit nëpërmjet një faqeje Instagrami, të cilës i vendosëm emrin “Librari Luledielli”. U krijua kështu nje biznes që ka për qëllim kthimin e vëmendjes drejt librit.

Cilat ishin disa nga vështirësitë e para në hedhjen e themeleve të biznesit?

Pavarësisht vështirësive të hasura, me të cilat përballet çdo biznes gjatë fazës së parë të krijimit, Luledielli pati një impakt shumë të madh në shoqëri. Është pritur pozitivisht dhe është mbështetur prej ndjekësve të shumtë të faqes online.

Lexo edhe: Lind apo bëhesh sipërmarrës? Ja si ta zbuloni

Si planifikoni ta zgjeroni më tej biznesin tuaj?

Ky start up është ende në hapat e parë. Ne deshirojmë që shumë shpejt t’i shtojmë librarisë sonë tituj në gjuhën angleze. Për këtë kemi marrë pjesë në kompeticione dhe aplikime për grante, me qëllim krijimin e një buxheti dhe shndërrimin e Lulediellit në një librari të mirëfilltë, me një numër të konsiderueshëm librash. Për me tepër kemi menduar që librarisë t’i shtojmë disa funksionalitete të tjera, si p.sh.: ofrimin e një këndi leximi, ofrimin e tutorimit (asistencë mësimore) dhe shërbimin e huazimit të librave nga një mini – bibliotekë.

Sa e vështirë është t’i bësh njerëzit të lexojnë libra?

Duket sikur është e vështirë që të kthesh vemendjen e njerëzve ndaj librit, por në rastin tonë nuk ka rezultuar kështu. Njerëzit kanë shfaqur interes rreth leximit dhe detajeve të vogla që libraria ofron me shumë delikatesë dhe përkujdesje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0