Elon Musk pretendon se e njeh krijuesin e Bitcoin - Business Magazine Albania

Elon Musk pretendon se e njeh krijuesin e Bitcoin

Elon Musk

Prapa pseudonimit Satoshi Nakamoto, që njihet edhe si themeluesi i valutës kryesore digjitale Bitcoin, mund të jetë eksperti i kriptomonedhave, Nick Szabo. Kështu pretendon Elon Musk, pronari i Space X dhe Tesla.

Sipas Muskut, megjithëse nuk mund të thuhet me siguri, idetë e teoritë e Szabos për kriptovalutën kryesore ngjasojnë me atë që po ndodh me Bitcoinin.

“Duket sikur Nick Szabo, ndoshta më shumë se kushdo tjetër, është përgjegjës për evolucionin e këtyre ideve. Ai pretendon se nuk është Nakamoto, por nuk jam i sigurt se çfarë mund të jetë e vërtetë. Duket se ai është më përgjegjës për idetë prapa Bitcoinit se kushdo tjetër”, tha Musk.

Bitcoin u krijua në tetor të vitit 2008 nga Satoshi Nakamoto, një pseudonim që njerëzit besojnë se mund të jetë një person ose më shumë.

Lexo edhe: 90% e Bitcoin është e minuar

Në vitin 2014, një ekip studiuesish linguistikë studiuan “letrën e bardhë” të Nakamotos për Bitcoinin, pastaj atë të Szabos dhe shkrimet e 10 krijuesve të tjerë të mundshëm. Rezultatet që u gjetën ishin të padiskutueshme.

“Numri i ngjashmërive gjuhësore midis shkrimit të Szabos dhe ‘letrës së bardhë’ të bitcoinit është të pabesueshme”, thanë studiuesit.

Një raport i “New York Times” i vitit 2015 gjithashtu lidhi shpikjen e bitcoinit me Szabon. Ai ka folur publikisht për historinë e bitcoinit dhe teknologjinë blockchain, por ka mohuar vazhdimisht pretendimet se ai është shpikësi anonim pas aseteve digjitale. Një arsye tjetër që ai lidhet me bitcoinin është krijimi i kriptomonedhës “bit gold” në vitin 1998.

Musk theksoi se nuk ka shumë rëndësi se kush qëndron prapa Bitcoinit.

Për të mbështetur mendimin e tij, ai citoi William Shakespearen, i cili ka thënë: “Trëndafili do të kishte erë po aq të ëmbël me çdo emër tjetër”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0