Edicion Informues - Kurs për Dizajn Grafik - Business Magazine Albania

Edicion Informues – Kurs për Dizajn Grafik

Mësoni më shumë mbi kursin e Graphic Design në sesionin informues të Innospace. Ju presim në 21 Shtator në orën 18:00 në ambientet e Innospace Tirana Design Academy.

Reth Kursit

Ne jemi të rrethuar nga imazhe grafike! Nga kutia e qumështit në mëngjes te një poster i festivalit muzikor, te procesi i porositjes së ushqimit në Baboon. Dizajni Grafik është kudo, dhe bizneset kanë nevojë për të! Ndërsa dizajni grafik është bërë pjesë e jetës sonë, kërkesa për grafikë është në rritje. Në këtë kurs do të mësoni parimet themelore të dizajnit grafik: modelin e paraqitjes, tipografinë, përbërjen, kombinimet e ngjyrave dhe modelin e logotipit, aftësitë themelore që janë të zakonshme në të gjitha fushat e praktikës së dizajnit grafik. Ky kurs do t’ju kalojë nëpër hapat e nevojshëm për t’u bërë një dizajner grafik. Bëhuni pjesë e kursit 5-javor dhe bëni këtë hap të rëndësishëm drejt karrierës së ëndrrave tuaja! 

Mbi Kursin

Ky kurs është për fillestarët e teorisë së dizajnit grafik dhe për këdo që dëshiron të mësojë parimet themelore të teorisë së ngjyrave, tipografisë, dizajnit të faqosjes, dizajnit të logos, markës dhe më shumë mbi modelin grafik.

Regjistrohu këtu!

Vendndodhja: Innospace Tirana
Adresa: Rr. Pjetër Bogdani Nd 10, 2th Floor Tiranë, 1019, Albania (mbi Colonial Kafe ne ish bllok)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0