Shqipëria do të bëjë të detyrueshëm vaksinimin për disa kategori. Kjo u bë e ditur nga ministrja e shëndetësissë, Ogerta Manastirliu në mbledhjen e komitetit teknik të ekspertëve.
“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu.
Duke nisur nga muaji shtator, mjekët, mësuesit e studentët janë të detyruar të vaksinohen. ”Komiteti i ekspertëve të vaksinimit, ka vendosur rekomandimin e vendosjes së detyrueshme për grupet më të riskuara duke filluar me stafet mjekësore dhe studentët. Vlerësohet se shtatori duke qenë muaji i hapur për të gjitha stafet mjekësore, arsimtarë dhe studentët të kryejnë dhe të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit” tha zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
Ministrja Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim ndaj COVID-19, duke e konisderuar si armë mbrojtëse për çdo qytetar për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.
Lexoni: Shtrëngohen masat në Shqipëri. Rikthehet karantina dhe ora policore
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.