TRAJNIM: MËSO SI TË KRIJOSH STRATEGJINË TËNDE TE MARKETINGUT - Business Magazine Albania

TRAJNIM: MËSO SI TË KRIJOSH STRATEGJINË TËNDE TE MARKETINGUT

Mëso si të krijosh strategjinë tënde të marketingut, një trajnim nga Zhaklina Rira. 

Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të mësojnë dhe të ndërtojnë paralelisht një strategji të vërtetë marketingu. Kush bëhet pjesë e këtij trajnimi jo vetëm që përfiton një strategji të përfunduar por do të jetë i aftë për të realizuar edhe një plan tjetër në të ardhmen. Trajnimi është metodë e huazuar nga 1 ndër 14 universitet më të mirë në botë, GGBS në Francë dhe ka 7 module të zbërthyera në 9 ditë të kombinuara me zhvillim paralel të strategjisë nga vetë pjesëmarrësit dhe trajnime dhe literaturë.

Modulet e trajnimit përfshijnë:

  1. Një këndvështrim ndryshe për marketingun
  2. Fillimi i nje plani marketing
  3. Hyrja dhe analiza e tregut
  4. Skema dhe struktura e një analize të mirë
  5. Hyrja dhe analiza e tregut 2
  6. Propozimi i Strategjisë së Marketingut
  7. Punim mbi analizën dhe strategjinë e shkruar
  8. Buxheti i marketingut
  9. Realiteti i shtuar

Shkarkoni axhendën e trajnimit këtu.

Për më tepër informacion dhe për t’u regjistruar klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0