Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të BE (EASA), kanë përditësuar rekomandimet e tyre të udhëtimit ajror. Asnjë test dhe karantinë për udhëtarët evropianë që janë vaksinuar plotësisht ose që kanë bërë Covid në gjashtë muajt e fundit, por një hapësirë prej të paktën një metër dhe maska në të gjitha fazat e transferimit. Indikacionet e reja ndjekin provat më të fundit shkencore dhe rekomandimet e miratuara nga Këshilli i BE-së.
Rregulli i përgjithshëm i provës dhe përjashtimit të karantinës, zbatohet nëse nuk vini nga një zonë me rrezik shumë të lartë me variante të ndryshme të virusit. Me ardhjen e stinës së verës, ambasadorët e 27 vendeve kanë përditësuar dhe zgjeruar listën e vendeve dhe territoreve, udhëtarët e të cilëve do të lejohen të hyjnë në BE edhe për udhëtime jo thelbësore.
Për shkak të pandemisë, Bashkimi Evropian mbylli kufijtë e tij të jashtëm në mars të vitit të kaluar për udhëtime jo-thelbësore dhe kishte krijuar një listë të shkurtër, të përditësuar rregullisht, nga vendet e treta, banorët e të cilave mund të udhëtoni në Evropë. Por tani ka ardhur koha që kufizimet të hiqen. Jo vetëm për SHBA-të por edhe për Shqipërinë, Libanin, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Tajvanin, territorin e Hong Kongut, Makaon.
Këto vende origjinë i shtohen listës së mëparshme, e cila tashmë përfshinte Japoninë, Australinë, Izraelin, Zelandën e Re, Ruandën, Singaporin, Korenë e Jugut dhe Tajlandën. Kriteret e vendosura nga 27 vendet e BE për të përditësuar listën janë bazuar në situatën epidemiologjike të vendit dhe progresin e fushatës së vaksinimit. Por gjithashtu mbi numrin e testeve të kryera si dhe mbi besueshmërinë e të dhënave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.