Risi teknologjike në mikrofinacë. FED invest bën revolucion digjital - Business Magazine Albania

Risi teknologjike në mikrofinacë. FED invest bën revolucion digjital

FED invest

Nё mbi 2500 fshatra, FED invest ka sjellë risi teknologjike në sektorin e mikrofinancës dhe shërbimet financiar
Revolucioni digjital po transformon thellësisht botën e financave dhe po i nxit të përshtaten ofruesit e shërbimeve financiare dhe mikrofinancën. Zgjerimi i parave të lëvizshme, ngritja e FinTechs dhe futja e inteligjencës artificiale, të gjitha kanë ndryshuar mënyrën e shërbimeve financiare. Institucionet e mikrofinancës janë të vetëdijshëm për ndryshimin e kontekstit demografik dhe kulturor.

Nё zonat rurale pёr shёrbime financiare, pёrfshirё shёrbimin e pagesave, krahas nevojёs pёr hua dhe depozita, drejtuesit e FED Invest tregojnë se, kompania ka ndёrmarrё disa nisma vitet e fundit pёr tё modernizuar infrastrukturёn e sistemeve dhe teknologjisё sё inormacioni.

Me zhvillimin e teknologjive digjitale, shёrbimet dhe produktet e pagesave nё gjithë botën janё rritur, krahas rritjes sё inovacioneve pёr shёrbime tё shpejta, tё sigurta dhe me sa mё pak kosto.
Pas implemetinimt të sistemit të ri tё TIK, njё version nga mё tё fundit tё FlexCube, FED invest është pajisur me liҫensёn pёrkatëse nga Banka e Shqipёrisë pёr tё ofruar të gjitha shёrbimet e pagesave dhe transfertave të parave. Banka e Shqipёrisë ka luajtur njё rol tё rёndёsishёm pёr nxitjen dhe zhvillimin e shёrbimeve tё pagesave.

Pavarësisht nga kjo, duhet thёnё se Shqipёria vazhdon tё mbetet thuajse e fundit në Europё pёr shtrirjen dhe penetrimin e shёrbimit tё pagesave, pёrfshirё ato online. Kjo lidhet, jo vetëm me historinë e re tё ofrimit tё shёrbimeve bankare pёr popullsinё, por edhe me sfidat pёr formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё dhe edukimin e pamjaftueshёm tё individёve, pёr pёrdorimin e kanaleve digjitale.
Aktualisht, ky institucion është duke lanҫuar produktin më të ri të pagesave utilitare, qё do tё jetё dhe produkti i parё i pagesave në sektorin e mikrofiancës.

Me gjithё shtrirjen e sistemit bankar dhe penetrimin e shёrbimeve tё tyre, kryesisht nё zonat urbane nё vend, shёrbimet e pagesave pёr zonat rurale, tё ofruara nga bankat dhe institucionet e tjera financiare, janё pothuaj inekzistente. FED invest synon që, brenda vitit, tё hapё rrugёn edhe pёr shёrbimin e pagesave nё zonat rurale. Ofrimi i shёrbimit tё pagesave utilitare ёshtё vetёm hapi i parё, pasi FED invest ka filluar projekte tё rёndёsishme me partnerёt e tij strategjikё.

Lexo: Brenda “Pictet”, bankës sekrete së më të pasurve të botës

Kёto projekte parashikojnё edhe fushata edukuese e ndёrgjegjёsuese pёr fermerёt, pёr tё shpjeguar dobinё e aksesit tё fermerёve në shёrbimin e pagesave, lehtёsinё e pёrdorimit, uljet e kostove tё transaksionit, etj.

Ne besojmё se realizimi i tyre do tё ndikojё jo vetёm nё formalizimin e mёtejshёm tё ekonomisё e zgjerimin e pёrfshirjes financiare tё zonave rurale, por edhe nё krijimin e mundёsive tё reja pёr ndёrhyrjen e mёtejshme tё institucioneve dhe agjencive private e publike, nё zhvillimin e bujqёsisё dhe zonave rurale.

Rreth FED invest

FED invest është kooperativa mё e madhe financiare nё Shqipёri, me rreth 75000 anëtarë, që ka një rrjet prej 60 degë nё zonat urbane dhe rurale. Institucioni ka hapur rrugёn e zhvillimit tё mikrofinancёs nё vend me eksperiencën e tij 29 vjeçare,ku mbulon mbi 2500 fshatra. Ky pozicionim ështё nё harmoni me misionin e tij, pёr të zgjeruar pёrfshirjen financiare të popullsisë në zonat rurale dhe peri-urbane.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0