Amarildo Sterkaj në menaxhimin e investimeve Shqipëri-Dubai - Business Magazine Albania

Amarildo Sterkaj në menaxhimin e investimeve Shqipëri-Dubai

Amarildo Sterkaj

Puna e Amarildo Sterkaj nis në Shkodër. Por ambicia e tij e nxit drejt menaxhimit të pasurive të paluajtshme dhe orientimit të klientëve drejt investimeve më të mira të mundshme. Ai na tregon përvojën e tij për Dubain, një treg ku po punon së fundi.

Kur e keni nisur punën në Real Estate?

Punën në real estate e kam nisur në vitin 2010 në Shkodër nga zero dhe pa asnjë përvojë në sektor, vetëm me dëshirën për të bërë diçka për vete. Kam qenë në përfundim të shkollës së lartë master për gjuhë të huaja. Kam bërë më shumë se 10 punë të ndryshme, duke filluar nga punët më të thjeshta si ndihmës barist, bojaxhi, call center. Kam provuar  të hap një bar, ku humba edhe borxhet që kisha marrë. Aty mësova shumë dhe u nxita më tej, të bëj diçka për vete.

Biznesin e kam filluar me 500 mijë lekë të vjetra që ishin 2 muaj qira dhe një tavolinë zyre dhe 1 karrige e 1 kompjuter, që e kisha në shtëpi. Nuk kisha as karrige ku të ulej klienti. Ndaj, ndodhte që edhe njerëzit që vinin pyesnin nëse biznesi ishte duke u mbyllur.

Çfarë ju tërheq në real estate? Çfarë ju nxit ta bëni me pasion? 

Pa e kuptuar ishte saktësisht puna që doja të bëja dhe u ndjeva i realizuar për shumë arsye:

  • Kam mundësi të takoj shumë njerëz
  • Një punë zyre që më jepte një lloj kënaqësie dhe rritje vetëbesimi
  • Është një sektor që ka të ardhura të mira
  • Të krijon akses në shumë institucione dhe ke të bësh me persona që kanë mundësi të mira financiare
  • Jam i pavarur, gjëja që gjithmonë kam kërkuar
  • Bëj një punë që gëzoj shumë zemra dhe zgjidh probleme
  • Bëhesh faktor i rëndësishëm në qytet, etj.

Kur keni filluar të merreni me tregun imobiliar në Dubai?  Ju siguroni transaksionin e pronave për shqiptarë apo edhe të huaj që duan të blejnë në Dubai?

Së fundmi kam filluar të merrem me prona në Dubai. Kemi vetëm një muaj, por edhe pse në kaq pak kohë deri tani kemi pasur një fluks kërkesash dhe shumë persona që duan të dinë më tepër.

Ne sigurojmë gjithë procesin e shitblerjes nga fillimi deri në fund. Takimet e para bëhen tek zyrat tona, tek Zogu i Zi në Tiranë. Këto janë takime informuese, ku u prezantojmë mundësitë më të mira investitorëve. Takimet mund të bëhen edhe online për personat që janë jashtë Shqipërisë.

Faza e dytë është udhëtimi i investitorit për në Dubai. Aty ne kemi partnerët tanë shqiptarë që i presin dhe i përcjellin klientët tek pronat.

Ata gjithashtu merren me mbarëvatjen e gjithë procesit, që nga dokumentacioni te përcjellja e klientëve tek pronat e preferuara, keshillimi i tyre për të bërë investimin e duhur dhe negociata për të marrë çmimin e duhur.

Ne mbrojmë gjithmonë interesat e klientëve tanë nga momenti i informimit në Tiranë deri te mbyllja e procesit në Dubai.

Çfarë ishte konferenca e fundit. Çfarë u theksua rreth tregut imobiliar në botë dhe në Dubai në veçanti?

Unë kam marre pjesë në një nga Samitet më të rëndësishme për investime në Dubai të bërë nga Familja Ritosa – https://www.siranthonyritossa.com/

Në këtë samit, pata mundësi të takoj nga afër persona që punonin në qeveri, ministra dhe biznesmenë të ndryshëm në fusha të ndryshme, drejtorë bankash dhe CEO të ndryshëm të kompanive nëpër botë.

Kam arritur të lidh kontrata me kompanitë më prestigjoze në Dubai për ndërtim: EMAAR , Damac ,Nakhel , Meraas, Meydan , SOBHA Etj. https://www.bayut.com/mybayut/real-estate-developers-dubai/

Momentalisht kemi akses në potofolin më të madh të pronave që janë në ndërtim sot në Dubai dhe të mos harrojmë një kuriozitet. 25% e vinçave të gjithë botës ndodhen në Dubai. Kjo nuk është një rastësi. Kjo do të thotë që Dubai ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në këtë sektor dhe sytë e shumë investitorëve Rusë, Gjermanë, Italianë dhe shumë vendeve të tjera në Europë po e shohin Dubain me sy investitori për lehtësitë që ofron!

Taksa mbi pronën është 0%. Taksa mbi të ardhurat në biznes është 0%.

Mund të hapësh një biznes dhe mund të marrësh leje qëndrimi. Ka zona ku nuk kërkohen financa të mëdha për të hapur një biznes.

Cilat janë diferencat mes konsumatorit shqiptar dhe të huaj. Si e shikojnë ata pasurinë e paluajtshme?

Merremi kryesisht me klientë shqiptarë, por nuk përjashtohen rastet e kërkesave nga klientë me shtetësi të tjera. Shqiptari e ka vlerësuar shumë pronën gjithmonë, por ndër vite ka ndryshuar qëndrim. Ndoshta, pas fillimit të demokracisë dhe ardhjes së fluksit të parë të emigracionit rreth viteve 1998-2005 ka pasur një shpërthim investimesh të bëra me emocion. Kjo do të thotë që shumica kanë blerë vetëm për të pasur një pronë në vendin e tyre.

“Tani kemi mësuar të investojmë dhe jemi më të ftohtë dhe i bëjmë më mirë llogaritë kur investojmë.”

Ne punojmë kryesisht me persona që kanë pasur përvoja ose kanë jetuar në vende të ndryshme në botë dhe janë më tepër të fokusuar si ta investojnë mirë kapitalin e tyre.

Çfarë planifikoni të zhvilloni më tej në të ardhmen?

Ne si kompani kemi si vizion orientimin e kapitalit shqiptar që është i destinuar për investim në vendet ku ka më shumë interes dhe ku kthimi i investimit është shumë i shpejtë dhe i sigurtë dhe mundësitë për të fituar janë më të mëdha.

Qëllimi është të krijojmë një fond të madh investimi, kur të gjithë investitorët mund të bëhen pjesë sipas mundësisë dhe buxhetit që kanë dhe të marrin pjesë te projektet e investimit që sygjerojmë. Sigurisht, brenda këtij kapitali kemi dhe buxhet që investohet nga kapitali i kompanisë dhe siguria e këtyre investimeve është mjaft e madhe.

Gjithësesi, jemi duke u përgatirur për qëllimin tonë çdo ditë dhe me të gjitha mundësitë që kemi.

Unë kam krijuar edhe një kanal në YouTube me emrin tim Amarildo Sterkaj, ku do të infomojmë të gjithë dhe do japim info shumë të vlefshme nga ekpertiza jonë shumëvjeçare krejtësisht falas.

Jemi sigurisht në kërkim të mundësive të reja që mund të dalin gjatë rrugës. Ne jemi aty ku mundësitë për të fituar janë të larta dhe sigurisht jemi të gatshëm të këshillojmë këdo që do të na besojë në këtë rrugëtim. Aktualisht u ofrojmë konsulencë për investime më shumë se 100 klientëve brenda dhe jashtë vendit. Në gjithë karrierën tonë kemi këshilluar me mijëra klientë që na kanë besuar kapitalin e tyre.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0