“Digitalk” është një event dy-ditor i cili organizohet çdo vit me fokus në diskutime dhe debate përsa i përket të ardhmes së teknologjisë. Këtë vit ky event do të mbahet në Sofie, Bullgari, në datat 27 dhe 28 Mars dhe kushdo që është i interesuar mund të përfitojë nga paketat të cilat ofrojnë mundësinë për ta ndjekur virtualisht dhe fizikisht.
Pjesëmarrësit aktivë në diskutime janë kryesisht profesionistë kreativiteti, investitorë, sipërmarrës, ekzekutivë marketingu etj. Duke krijuar kështu një ambjent të shkëlqyer për të mësuar, për t’u trajnuar dhe për të zgjeruar rrjetin tuaj. Folësit mbulojnë tema të tilla si: marketingu mobile, reklamimi online, tregtia online, brand storytelling dhe sipërmarrja.
Lexo: Thirrje për aplikim. Keni një ide inovative? Apliko në Future Albania
Pse duhet të merrni pjesë?
- Investoni në përmbajtje cilësore.
- Provoni teknologji të reja.
- Shkëmbeni ide me përfaqësues të nivelit të lart të kompanive kryesuese të rajonit.
- Gjeneroni ide biznesi dhe krijoni marrëdhënie partneriteti afatgjata.
- Kaloni bukur.
Paketat për t’u bërë pjesëmarrës mund t’i gjeni këtu së bashku me më shumë detaje në lidhje me “Digitalk” dhe përfitimet që merrni.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.