Shoqata humanitaro-shkencore “Ali Spahija” dhe Campus Party organizojnë thirrjen për ide me temë “Një e ardhme e qëndrueshme për Shqipëri – Fokus i veçantë Shëndetësia dhe Edukimi”.
Ndaj ftohen inovuesit në çdo fushë, inxhinieri, biznes, shkenca shoqërore, të gjithë, sepse e dimë që inovacioni më emocionues dhe spektakolar ndodh atëherë kur këto fusha kryqëzohen.”
Ideja më e mirë në konkurs do të vlerësohet me 3000 euro.
Ndërsa vendi i dytë do të sigurojë bursë në një kurs online për të fituar kompetenca digjitale.
Ju mund të aplikoni deri me 30 Maj 2021
Përzgjedhja e ideve bëhet gjatë 1 – 14 Qershor 2021 dhe
Ceremonia e ndarjes së çmimeve: 18 Qershor 2021
Më shumë për konkursin mund të lexoni në faqen e nismës Future Albania:
https://www.futurealbania.org/
https://futurealbania.org/call4ideas/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.