Trajnim intensiv i avancuar për marketing dhe digital design - Business Magazine Albania

Trajnim intensiv i avancuar për marketing dhe digital design

Në këtë trajnim do mund të mësoni si të konceptoni në mënyrë krijuese, të marketoni efektivisht veten tuaj, produktet dhe shërbimet, të nisni një strategji biznesi dhe të dizenjoni profesionalisht për mediat sociale dhe digjitale. 

Programi i trajnimit përfshin:

1.Ekonomia dhe shitjet

2.Menaxhimi i kohës & produktiviteti

3.Menaxhim biznesi & objektivat

4. Reklama & mjetet e komunikimi

5. Njohja e produktit & targetimi i blerësit

6.Strategjitë e marketingut efektiv

7.Dizajn Grafik : Elementet vizuale & parimet estetike

8. Dizajn Grafik : Logo & identiteti

9. Dizajn Grafik : Artikujt & mediumet Promovues

10. Dizajn Grafik : Media sociale

11. Dizajn Grafik : Reklamim produkti / shërbimi

12. Dizajn Grafik : Portfolio (Prezantim Final i Projektit)

Kohëzgjatja: 12 seanca / 2 ore (5 Javë)

Çmimi: 35.000 lekë

Finalizimi i trajnimit mbyllet me lëshim çertifikate të liçensuar nga Qendra ADAPT për ‘Dizajn Grafik, Menaxhim dhe Marketing’

Kursantët përfitojnë dhe nje libër me koncepte praktike për vetë-menaxhimin lëshuar nga trajnuesi.

Mësimi zhvillohet në grupe të vogla për shkak sigurie ndaj Covid19. Dhe vendet janë të limituara. Kursi parashikohet të fillojë në Prill.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0