Një kopertinë me sfond të bardhë, me të zeza e shkruar shifra 2020 dhe sipër saj një kryq i madh i kuq. E gjitha kjo, e shoqëruar me shkrimin: “Viti më i keq që kemi përjetuar ndonjëherë”. E përjavshmja amerikane “Time” i vë kryqin kështu vitit që po mbyllet, i shënjuar nga makthi i pandemisë.
“Ky është një vit që nuk do të doja ta përjetoja kurrë më. Ka pasur vite të këqija në historinë e Amerikës dhe sigurisht që ka patur vite të këqija në historinë e botës, por shumica prej nesh nuk ka parë kurrë diçka të ngjashme. Duhet të jesh më shumë se 100 vjeç për të kujtuar shkatërrimin e shkaktuar nga Lufta e Parë Botërore dhe pandemia e vitit 1918; duhet të jesh rreth 90 vjeç për të kujtuar Depresionin e Madh; duhet të jesh 80 për të kujtuar Luftën e Dytë Botërore”, shkruan Stephanie Zacharek në artikullin hapës.
SHBA është një nga shtetet më të prekura në botë nga pandemia e Covid-19, ku deri tani janë regjistruar 14,584,706 persona të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 281,206 persona. Ndërsa në botë numri total i rasteve me Covid-19 është 66,623,914 të infektuar nga të cilët kanë humbur jetën 1,530,296 persona.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.