5 Zakonet e përditshme që krijojnë stabilitet mendor

5 Zakonet e përditshme që krijojnë stabilitet mendor


Cilat janë zakonet që duhet të adoptoni në jetën tuaj të përditshme për t’u bërë të shëndetshëm mendërisht?

Përgjigjen na e ka dhënë në 5 pika Kristie Overstreet, një seksologjiste klinike, psikoterapiste, dhe autore:

Unë e përkufizoj shëndetin mendor si një vend ku ti lulëzon. Të qenit të shëndetshëm mendërisht është një objektiv ditor për të cilin ti duhet të punosh rregullisht. Shumë zakone mund t’ju ndihmojnë të bëheni të fortë mendërisht, por duhet të veproni për t’i mbajtur ato aktive.

Zgjidhni njerëzit që bëhen pjesë e jetës suaj. A janë ata negativë, a ju ulin humorin, apo janë vampirë emocionalë? Nëse përgjigja është po, duhet t’i largoni sa më parë ose t’ju zvogëloni rolin që ata kanë në jetën tuaj. E ke ti në dorë të kontrollosh se sa do t’i përfshish ata në jetën tënde. Ky është një hap i madh drejt lirisë personale.

Vendosni kufinj të shëndetshëm me njerëzit në jetën tuaj. Kufinjtë janë limitet që ju krijoni për veten në raport me njerëzit që janë pjesë e jetës suaj. Këto limite ju tregojnë të tjerëve se si ti nuk do të trajtohesh. Nëse nuk vendosni kufinj të shëndetshëm, ju do të trajtoheni në një mënyrë jo të shëndetshme. Mund të mësoni se si të vendosni kufinj; nuk është kurrë vonë.

Thuaj jo dhe mos u plotëso tekat njerëzve. Vështirësia për të thënë jo shpesh vjen nga dëshira për të kënaqur të tjerët. Duhet të kuptoni çfarë ju bën të thoni po dhe çfarë ju bën të thoni jo.

Nëse e keni të vështirë të thoni jo, ndryshojeni këtë menjëherë. Nëse nuk e bëni, do të vuani ju dhe marrëdhënia juaj. Nuk mund të jesh mendërisht i shëndetshëm dhe të plotësosh dëshirat e njerëzve.

Krijoni pritshmëri realiste. Nëse mendoni për veten ose të tjerët gjëra joreale, ju do të zhgënjeheni vazhdimisht. Provoni të shkruani pritshmëritë tuaja dhe ato ndaj të tjerëve, dhe më pas hidhini një sy listës. Sa prej tyre janë joreale? Pasi t’i kesh identifikuar, ndryshoji në pritshmëri realiste dhe të arritshme.

Nëse do të vini në punë qoftë dhe një nga këto zakone, ju do të shihni diferencën. Bëjini pjesë të rutinës suaj ditore, dhe mos prisni rezultate të menjëhershme. Me kalimin e kohës, sa më shumë t’i praktikoni ato, aq më shumë impakt do të kenë në shëndetin tuaj mendor.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0