Ramazani është muaji i nëntë në Kalendarin Islamik, gjatë të cilit muslimanët agjërojnë nga pushimi i agimit deri në muzg. Ky muaj ka rëndësi të madhe në shumicën e vendeve muslimane, ku të gjitha aktivitetet organizohen në përputhje me muajin e shenjtë. Sidoqoftë, mendimi i përbashkët që e rrethon muajin është se nivelet e produktivitetit bien gjatë Ramazanit, për shkak të uljes së orarit të punës dhe punonjësve që janë në agjërim. Në të njëjtën kohë, një pjesë e madhe e popullsisë zgjedh këtë kohë për të udhëtuar jashtë rajonit.
Pra, si të sigurohemi që bizneset tona jo vetëm të mbijetojnë, por të lulëzojnë në këtë sezon unik?
- Respektoni rregullat. Ne duhet të mbajmë mend se ka disa veprime që nuk mund të bëhen kur është fjala për muajin e shenjtë. Ata që merren me marketing duhet të përshtaten në përputhje me përmbajtjen dhe kohën e aktiviteteve të marketingut. Duhet të përmbahen nga shfaqja e imazheve të ushqimit gjatë orëve të agjërimit, ose reklamave me veshje të pahijshme.
- Ji i qartë në dhënien e detyrave për punonjësit. Duke marrë parasysh faktorët e përmendur më sipër, ekziston një presion në rritje për punonjësit që agjërojnë, të cilët në përgjithësi janë më të vendosur të punojnë më shumë për të mbyllur orarin e punës me orë më të shkurtra. Caktojini ekipit tuaj detyra dhe afate kohore të qarta për t’i mbajtur ata në rrugën e duhur dhe për të siguruar që janë duke përdorur ditët më të shkurtra të punës në mënyrë sa më efikase.
- Kapitalizoje sezonin. Ramazani është një mundësi e madhe për ata që merren me marketing për të gjeneruar përfitime, ashtu si festat e Krishtlindjeve dhe Falënderimet mund të jenë për kulturat perëndimore. Ka mënyra të ndryshme, me të cilat kompanitë mund të punojnë me simbole fetare, për të pozicionuar më mirë veten dhe për të tërhequr më shumë konsumatorë. Përfshini elementë islamikë në aktivitete të marketingut, siç janë gjysmëhëna islame, shkronjat dhe kaligrafia arabe etj.
- Gjithçka ka të bëjë me familjen. Një vlerë tjetër themelore që nxitet shumë fort gjatë Ramazanit është ajo e vëllazërisë, dhembshurisë dhe unitetit. Tregtarët duhet të jenë në gjendje të krijojnë përmbajtje që bazohet në këto vlera, në mënyrë që t’u adresohen konsumatorëve në mënyrë efektive. Njerëzit janë në atmosferën e bamirësisë, kështu që gjithçka bëhet më e lidhur me familjen dhe komunitetin. Kjo mund të jetë një mundësi shumë e madhe për reklamimin e produkteve. Nëse je një kompani B2C ( Biznes -klient) , përpiqu të gjesh kanale familjare për t’u lidhur me audiencën tënde kryesore. Nëse jeni B2B ( Biznes -biznes), përdoreni këtë kohë si një mundësi për të shprehur konsideratën tuaj për vlerat familjare të klientit tuaj.
- Pushtojeni ditën. Nëse jeni të sigurt se fusha në të cilën operon biznesi yt do të pësojë rënië gjatë këtij sezoni, është e rëndësishme që mos ta humbni kohën shtesë që është në dispozicion për ju. Megjithëse kjo nuk mund të jetë koha më e mirë për të shpenzuar para shtesë për marketing, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të rifreskuar ekipin tuaj, për të ndërtuar komunitetin dhe kulturën e kompanisë, për të reflektuar mbi proceset aktuale, për të identifikuar mundësitë për përmirësim dhe për të ndërtuar pasuri dixhitale, përmbajtjen e videos, dizajnin e faqes dhe përvojën e përdoruesit.
Për të gjithë besimtarët muslimanë, urime ky muaj i shenjtë i Ramazanit, agjërim të lehtë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.