5 hapa të vegjël për të kursyer para për të ardhmen! - Business Magazine Albania

5 hapa të vegjël për të kursyer para për të ardhmen!

5 hapa të vegjël për të kursyer para për të ardhmen!

Menaxhimi i financave personale është një aftësi e rëndësishme që mund t’ju ndihmojë të keni më shumë stabilitet financiar dhe të arrini objektivat tuaja afatgjata. Në kuadër të Javës Globale të Parasë, një iniciativë ndërkombëtare që synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit financiar, po ju sjellim një udhëzues të thjeshtë me këshilla praktike për kursimin. Nga mbajtja e shënimeve për shpenzimet e përditshme deri te krijimi i një plani të qartë për të ardhmen, ka disa hapa të thjeshtë që mund t’i ndiqni për të optimizuar buxhetin tuaj dhe për të arritur qëllimet që dëshironi. Në këtë artikull, do të mësoni disa strategji efektive për të kursyer para dhe për të bërë zgjedhje të zgjuara financiare.

1. Mbani shënim të gjitha shpenzimet

Hapi i parë për të filluar kursimin është të kuptoni se sa po shpenzoni. Filloni duke shënuar të gjitha shpenzimet që keni; dmth çdo kafe, sende shtëpiake dhe pazar në supermarket. Pasi të keni mbledhur të gjitha të dhënat tuaja, organizoni numrat sipas kategorive. Për shembull, shpenzime thelbësore si farmaci, ushqime dhe kredi apo qira, apo shpenzime të panevojshme si darka në restorant, ose shpenzime kulturore, nëse për shembull keni blerë një libër të ri. Çdo fundjavë, mblidhni shumat dhe reflektoni mbi zakonet tuaja.

2. Krijoni një buxhet për shpenzimet

Pasi të keni një ide se sa do të shpenzoni në një muaj, mund të filloni të organizoni financat tuaja, të shkurtoni disa kosto shtesë dhe të vendosni një buxhet të saktë. Ky buxhet duhet të llogaritet bazuar në të ardhurat tuaja dhe shpenzimet thelbësore fikse. Duke bërë këtë, ju mund të planifikoni daljet dhe të kufizoni kostot e panevojshme. Sigurohuni që të merrni parasysh shpenzimet që ndodhin rregullisht, por jo çdo muaj, siç është edhe mirëmbajtja e makinës.

Lexo edhe:Java Globale e parasë bën bashkë EasyPay dhe One Albania!

3. Mundohuni të shkurtoni disa shpenzime

Nëse shpenzimet tuaja janë aq të larta sa nuk mund të kurseni sa të doni, mund të jetë një kohë e mirë për të ulur kostot. Identifikimi i gjërave jo thelbësore për të cilat mund të shpenzoni më pak nëse dëshironi (si benzina ose vaktet jashtë shtëpisë) do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shpenzimet tuaja. Por jo vetëm kaq, ju mund të kërkoni mënyra për të kursyer në shpenzimet mujore fikse si plani tarifor i telefonisë celulare; ose anuloni abonimet që nuk i përdorni, veçanërisht nëse ato rinovohen automatikisht.

4. Vendosni qëllim kursimin

Një nga mënyrat më të mira për të mësuar se si të kurseni para është të vendosni një qëllim. Filloni duke menduar pse mund të dëshironi të kurseni. A keni nevojë të blini një makinë, të planifikoni një pushim ose të kurseni për një pallto të re? Pasi të kuptoni se për çfarë dëshironi të kurseni, zbuloni se sa para do t’ju nevojiten dhe sa kohë mund të duhet për t’i kursyer ato.

Këshilla është që të vendosni një objektiv të vogël dhe të arritshëm afatshkurtër për ju për diçka që aktualisht nuk keni si ta paguani, si për shembull një ditë në SPA me masazh, një çantë të re ose një fundjavë larg. Arritja e qëllimeve më të vogla dhe shijimi i shpërblimit për të cilin keni kursyer mund t’ju japë një nxitje psikologjike që e bën kursimin më të lehtë dhe e përforcon këtë zakon.

5. Bëjini të qarta prioritetet tuaja

Pasi të keni llogaritur të ardhurat dhe shpenzimet fikse dhe të keni përcaktuar sasinë e parave që dëshironi të lini mënjanë çdo muaj, përqendrohuni në mënyrën e shpërndarjes së kursimeve tuaja. Sigurohuni që të mos harroni qëllimet tuaja afatgjata si psh dalja në pensikon të mos kalojë në plan të dytë ndaj nevojave afatshkurtra. Sugjerimi është që të fokusoheni në dy ose tre objektiva me afate të ndryshme. Kjo do ta bëjë më të lehtë planin tuaj të kursimeve dhe do t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll qëllimet tuaja.

BMH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0