5 hapat për qartësimin dhe komunikimin e vlerave të kompanisë për sipërmarrësit janë:
Të përcaktoni qartë se për çfarë qëndroni: Kur keni një biznes tuajin duhet të përcaktoni parimet e biznesit tuaj pse ai biznes qëndron aty për klientët. Çfarë kundërshtoni? Për çfarë flet biznesi juaj dhe çfarë ka qënë në përputhje me udhëtimin tuaj që nga hapja e biznesit dhe deri në këto momente? Cilat tema ju lejojnë të humbni gjurmët e kohës dhe të vendit? Domethënë, ju duhet të gjeni ato tema që e bëjnë biznesin tuaj të veçantë nga të tjerët. Si ndiheni? Si ndiheni në biznesin tuaj dhe sa u përgjigjet kërkesave të tregut. Gjithashtu, duhet të përcaktoni qëndrimin tuaj për biznesin me 10 fjalë ose më shumë.
Përqëndrohuni në atë që ka rëndësi në të vërtetë: Kur e hapni biznesin tuaj mendoni për logon, ngjyrat, karakteret. Këto janë shumë të rëndësishme për biznesin, por ajo që e bën akoma më të rëndësishëm është përkushtimi juaj në këto elementë. Këto elementë e bëjnë biznesin të diferencohet në treg dhe rëndësia nga ana juaj është thelbësore.
Ndërtoni dhe vendoseni në zbatim një plan marketingu njëvjeçar: ju do të ndiheni më të sigurt nësë do të realizoni një plan marketing një vjeçar dhe gabimet do të jenë më të vogla ose nuk do t’ju kushtojnë shumë. Por, si mund të jetë ky plan, ja disa ide:
Realizoni 12 ëebcast në një vit që të përmbanjë seminare online, prezantime, demostrime.
Realizoni 4 evente në një vit. Këto mund t’i realizoni në komunitet, brenda biznesit tuaj, në shkolla.
Realizoni 2 vlerësime në një vit. Jepuni jetë 2 projekteve dhe përshtini për klientët.
Realizoni 2 sfida referimi në një vit. Për të marrë idenë e biznesit tuaj, dikush që është në vështirësi ka nevojë që ta transformoni. Personi që bën referimin bëhet hero. Janë këto arsyet e bërjes së një referimi.
Me anë të këtij plani truri juaj nuk do të punojë më në mënyrë mekanike pasi do t’i keni qëllimet e qarta se çfarë dëshironi në të vërtetë.
Krijoni një grup në facebook për njerëzit ideal: Çdo biznes për t’u njohur më gjerë nga klientët hap rrjete sociale dhe një ndër to është edhe facebook. Por, nuk është e rëndësishme vetëm hapja e kësaj faqe. Çelësi është krijimi i një grupi në facebook me njerëzit ideal dhe t’i ftosh ata të ndajnë idetë e tyre, çfarë kërkojnë nga biznesi juaj, strategjitë.
Angazhohuni për të qënë të qëndrueshëm: Qëndrueshmëria është sa e lehtë po aq edhe e vështirë. Por si mund të jemi të qëndrueshëm me biznesin tonë:
Postoni në rrjetet sociale të paktën një herë në ditë rregullisht. Regjistroni veten tuaj të paktën një herë në muaj. Dërgoni një email vetes tuaj duke bërë një përmbledhje të paktën një herë në muaj. Ndërtoni dhe vendosni në zbatim një plan marketingu një vjeçar.
Keni frikë? Mposhteni atë: Duhet të jeni të lirë, të sigurt, të bëni diferencën, të bëni çdo gjë që mendoni se do t’i shërbejë biznesit tuaj.
Këto janë disa armë të fshehta që duhet t’i dini dhe t’i vendosni në zbatim përsa i përket biznesit tuaj.
Përktheu: Amantia Kullolli
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.