44 ide biznesi nga të rinjtë mbështeten nga fondi "Startup" - Business Magazine Albania

44 ide biznesi nga të rinjtë mbështeten nga fondi “Startup”


44 ide biznesi nga të rinjtë u mbështetën nga Fondi Startup në periudhën 2015-2016, ndërsa fondi në mbështetje të tyre llogaritet 14 milionë lekë.

Sipas ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, fondi në mbështetje të sipërmarrjeve të reja ”Startup” ka për qëllim të mbështesë bizneset e sapo krijuara në Shqipëri.

Kjo mbështetje, sipas Ekonomit, vjen nëpërmjet subvencionimit financiar të drejtpërdrejtë për këtë kategori biznesi duke përmirësuar klimën dhe kushtet operuese të tyre, me synim krijimin e bazave për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Fondi Startup jep grante deri në 300.000 (treqind mijë) lekë për projekt, por mbulon vetëm 70% të kostove të angazhuara. Buxheti i miratuar për këtë fond, këtë vit është 10 000 000 (10 milionë lekë).

Fondi në Mbështetje të Sipërmarrjeve të Reja “Startup”është krijuar për t’i shërbyer ndërmarrjeve mikro dhe të vogla që e ushtrojnë aktivitetin e tyre në sektorët prodhues dhe të shërbimit, industrisë së lehtë, turizmit, fushën e kërkimit dhe të zhvillimit, procesin e agropërpunimit, si dhe fushën e dizenjimit, modelimit, artizanatit.

Fondi ofron subvencionim për shpenzime që kanë të bëjnë me aktivitete të miratuara mbi bazën e ndarjes së shpenzimeve. Kjo nënkupton se granti nuk financon të gjithë shpenzimet, por vetëm një pjesë të tyre, ndërkohë që pjesa tjetër financohet nga përfituesi i grantit (në këtë rast ndërrmarrja shqiptare).

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve njofton të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme se kanë filluar aplikimet për Fondin Shqiptar Startup.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0