3,800 euro në muaj, kjo është paga minimale më e lartë në botë - Business Magazine Albania

3,800 euro në muaj, kjo është paga minimale më e lartë në botë

Shumë e bukur për të qenë e vërtetë. Zviceranët votuan të Dielën e kaluar për të vendosur një pagë minimale në kantonin e Gjenevës me 4,086 franga zvicerane në muaj, ose rreth 3,800 euro. Vendimi u miratua me 58% të votave, ndërsa e njëjta reformë ishte refuzuar disa herë në të kaluarën nga votuesit zviceranë.

LEXO: Paga minimale do të rritet, aplikimet për ripunësim tek e-Albania

Ligji parashikon një shpërblim prej 23 frangash në orë (pak më shumë se 21 euro) për 41 orë në javë punë, gjë që thjesht e bën pagën më të lartë minimale në botë. Zvicra nuk ka një pagë minimale në nivel kombëtar, dhe Gjeneva bëhet kështu kantoni i tretë që miraton një gjë të tillë pas Jura dhe Neuchâtel.

Vendimi u prit me kundërshtime, veçanërisht nga sindikatat dhe partitë e krahut të majtë, siç raportohet nga France 3. Gjeneva është një nga qytetet më të shtrenjta në botë. I varur nga turizmi, dhe veçanërisht nga biznesi dhe turizmi diplomatik, kantoni i Gjenevës është goditur nga pandemia e koronavirusit.

Kjo reformë, të cilën Gjenevët e kishin refuzuar në 2011 dhe 2014, do të hyjë në fuqi në 17 Tetor dhe përfitojnë 30,000 punonjës në kanton.

Lefigaro

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0