30 vjet nga "The Lion King": Një rrugëtim personal nëpër Art dhe Dizajn - Business Magazine Albania

30 vjet nga “The Lion King”: Një rrugëtim personal nëpër Art dhe Dizajn

The Lion King, krijuar me Inteligjencë Artificiale

Shkruar nga Shpat Komani, CEO i SIMS Marketing Agency 

Kanë kaluar tridhjetë vite që nga krijimi i “The Lion King,” drejtuar nga Rob Minkoff në bashkëpunim me Roger Allers. Ky film i animuar zë një vend të veçantë në kujtesën time, jo vetëm për kënaqësinë që më ofroi, por edhe për nxitjen e pasionit tim të hershëm për vizatim. E kujtoj qartë portretin e luanit, me kokën lart, të cilin e skicova me ngjyra druri mbi një hamer të bardhë. Ky imazh mbetet e ngulitur në mendjen time si pika fillestare e rrugëtimit tim artistik.

Ndërsa admiroja pikturat e printuara të kohës së Renesances në një libër në shtëpi, e kisha të vështirë të imagjinoja se si mund të riprodhoja ato kryevepra me ngjyra akrile, apo vaj. Rruga ime artistike filloi me teknika tradicionale, por shpejt evoluoj në diçka shumë më tërheqëse: arti digjital. Në moshën 13 vjeçare, fillova të eksploroj vizatimin në softuerin Paint, duke i ruajtur krijimet e mia në një Floppy Disk me vetëm 1.44 MB hapësirë—një sasi që tani duket pothuajse qesharake, duke marrë parasysh që telefonat e sotëm inteligjentë ofrojnë mesatarisht 120 GB hapësirë në xhepat tanë.

Ndërsa zhvillova aftësitë e mia, shkova përtej bazave dhe mësova të përdor softuerin Corel rreth vitit 2005, që në atë kohë ishte mjeti kryesor për dizajnerët profesionistë. Krijova logo, ilustrime dhe shumë të tjera. Në vitin 2010, kalova në një softuer tjetër që quhet Adobe Illustrator, i cili kishte fituar rëndësi globale për vektorizim, duke u bërë mjeti më i mirë që kishin parë ndonjëherë dizajnerët profesionistë.

Megjithatë, tani ndodhemi në një epokë ku Inteligjenca Artificiale (AI) ka depërtuar, jo vetëm në krijimin e përmbajtjes, por edhe në fotografi, video dhe animacion. Ajo që dikur kërkonte ditë përpjekjesh, imagjinate dhe përkushtimi për t’u ilustruar, tani mund të gjenerohet brenda sekondave, thjesht duke shkruar një kërkesë në Firefly, Midjourney, etj. Ky revolucion teknologjik ka shqetësuar shumë nga kolegët e mi dhe komunitetin e dizajnerëve, përfshirë edhe mua. Por, kur fillova të përfshija mjetet e AI në kompaninë e marketingut, i pashë ato jo si një kërcënim, por si një mundësi për përparim të vazhdueshëm.

Lexo: Pse shumë kompani dështojnë të shfrytëzojnë teknologjitë e reja?

Rrugëtimi nga vizatimi tradicional, tek përqafimi i mjeteve digjitale, e deri tek AI, ka qenë transformues. Ndërsa teknologjia vazhdon të evoluojë, esenca e kreativitetit mbetet e pandryshuar—një kujtesë e vazhdueshme që mjetet që përdorim janë të fuqishme vetëm sa ne e kemi fuqinë e mendjes dhe krijimitarinë t’i përdorim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0