3 truke psikologjike për ti bërë njerëzit të bëjnë atë që doni ju - Business Magazine Albania

3 truke psikologjike për ti bërë njerëzit të bëjnë atë që doni ju


Nuk keni  nevojë të jeni CEO që ti bëni njerëzit të të dëgjojnë.

Kërkimet psikologjike sugjerojnë se ka shumë mënyra për ti bërë njerëzit të bëjnë atë që do ti, pa e kuptuar se i ke bindur ata.
Ja 3 strategjitë e bazuara shkencërisht për ti bërë njerëzit që t’ju pëlqejnë dhe t’ju japin atë që ju doni.

1. Përdorni një alternativë “kurth” për ti bërë njerëzit të blejnë produktet tuaja

Në fjalimin e tij ne TED Talk, ekonomisti i sjelljes, Dan Ariely shpjegoi “efektin grackë” duke përdorur reklamën e vjetër të “Economist” si shembull.
Reklama tregonte tre nivele abonimesh: 59 dollarë online, 159 dollarë për print dhe 159 dollarë për online dhe print. Ariely nxorri në pah alternativën se opsioni për të paguar 159 dollarë vetëm për print ekziston, kështu që e bën opsionin për të paguar 159 dollarë për online dhe print të duket më tërheqës nëse do të kombinohej me opsionin 59 dollarë. Me fjalë të tjera, nëse keni probleme për të shitur midis dy produkteve të shtrenjta, merrni parasysh të shtoni një opsion të tretë, funksioni i vetëm i të cilit është ta bëjë produktin e “shtrenjtë” të duket më tërheqës.

2. Përmirësoni ambjentin për ti bërë njerëzit të sillen më pak në mënyrë egoiste

“Priming” është një fenomen i fuqishëm psikologjik sipas së cilës, një stimul prodhon një reagim të caktuar ndaj një stimuli tjetër, shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme. Një studim, i cituar në librin “You are not so smart”, arriti në përfundimin se pjesëmarrësit, të cilat luajnë këtë strategji, kanë tendencën të mbajnë më shumë para për vete kur ata janë të ulur në një dhomë ndërsa mbanin në duar  një valixhe, portofol lëkure dhe një stilolaps, sesa kur janë të ulur në një dhomë me objekte neutrale. Edhe pse asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishte i ndërgjegjshëm se çfarë ngjau, objektet e lidhura me biznesin mund të kenë nxitur konkurrencën. Kjo taktikë mund të funksionojë potencialisht kur përpiqeni të arrini një marrëveshje me dikë. Në vend që të takoheni në një sallë konference, merrni parasysh të pini një kafe në një kafene, kështu që më pak agresion do të mbizotërojë në bisedë.

3. Ndihmoni njerëzit në rrugën e tyre drejt arritjes së objektivave që kanë, me qëllim që ata t’ju bëjnë një favor

Psikologu, Robert Cialdini, thotë se një mënyrë për të ndikuar njerëzit është të provokosh normën e reciprocitetit. Pra, ju ndihmoni dikë me dicka që ata kanë nevojë, kështu ata do të ndihen të detyruar t’jua a kthejnë favorin. Dhe kur ju falenderojnë për ndihmën, Cialdini ju këshillon të thoni dicka të tillë:

“Patjetër, kjo është ajo që partnerët bëjnë për njëri-tjetrin.”

Në vend të fjalisë “ska problem.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0