3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni

3 Shenja që tregojnë se jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ja si ta menaxhoni


Pothuajse çdo vend pune ka të paktën një punonjës toksik. Ai ndikon gjithmonë të largojë të tjerët nga vendi i punës dhe nga skuadra. Por, si do të ndiheshit nëse dikush ju thotë se ai person jeni ju? Janë disa hapa që ju ndihmojnë të merrni nën kontroll situatën, duke mos lejuar shkatërrimin e karrierës tuaj.

Më poshtë ju listojmë disa nga tiparet e zakonshme që kanë punonjës të tillë.

Bëjnë gjithçka për veten tuaj

Kjo është diçka për të cilën shumica e njerëzve janë fajtorë për të paktën një herë në jetën e tyre. Gjithkush kalon një periudhë kur ka nevojë për më shumë  vëmendje se zakonisht. Ndoshta po kaloni një periudhë të keqe në jetën tuaj, keni mësuar për sëmundjen e ndonjë anëtari të familjes, apo keni pasiguri në talentin tuaj.

Përtej gjithçkaje, të tilla situata ndikojnë negativisht në punën tuaj.  Prandaj më e mira është të dëgjoni më shumë e të flisni më pak. Nëse doni të bisedoni, mund të bëni pyetje. Përndryshe, praktikoni aftësitë tuaja të dëgjimit dhe jepini dikujt tjetër mundësinë të jetë në qendër të vëmendjes.

Lexo:https://businessmag.al/te-ardhurat-dhe-rritja-mund-ti-keni-te-dyja/

Ju thoni dhe bëni gjëra pasiv-agresive

Agresiviteti pasiv është një shembull klasik i sjelljes toksike në punë. Ju kaloni më shumë kohë në vendin e punës sesa kudo tjetër, përveç shtëpisë. Sjelljet pasiv-agresive siç janë komentet pas shpine, shpërfillja e një bashkëpunëtori ose përjashtimi me dashje i një personi, mund të dëmtojë mjedisin e punës. Nëse jeni agresiv-pasiv, është një sjellje kronike për ju. Mund të jetë e vështirë të bëheni të vetëdijshëm për këtë e rrjedhimisht keni vështirësi të ndryshoni.

Hapi i parë është të mësoni më shumë rreth këtij fakti. Agresiviteti pasiv mund të vijë si një mekanizëm përballues ose mbrojtës. Punonjësit toksikë, priren ta bëjnë këtë kur ndihen të kërcënuar, xhelozë ose të pasigurt. Nëse jeni ju, në vend të agresionit ndaj bashkëpunëtorëve, shkarkoji këto energji në një mënyrë më produktive. Për shembull, stërvitja fizike mund të nxjerrë zemërimin dhe ndjenjat e tjera negative. Angazhohuni më shumë në aktivitete fizike gjatë ditës, para se të punoni ose gjatë një pushimi dreke. Ju do të ktheheni për të punuar me më pak zemërim e tension.

Jeni xheloz për suksesin e të tjerëve

Le të zhytemi në xhelozi pak më shumë. Është një tipar i zakonshëm që mund të kthehet në sjellje toksike në punë. Kjo mund të ndodhë veçanërisht nëse jeni një prej punonjësve më brilantë. Nëse një bashkëpunëtor fillon të tërheqë vëmendjen, tendencat tuaja xheloze mund të shfaqen në mënyra që ju bëjnë të jeni toksikë në zyrë. Mund të shprehni xhelozinë edhe përmes sjelljeve pasive-agresive, përmes sarkazmave.

Në zemër të xhelozisë shtrihet pasiguria. Kuptoni se suksesi i kolegut tuaj në asnjë mënyrë nuk ul suksesin tuaj. Mos e krahasoni veten me të tjerët. Përqëndrohuni në synimet tuaja dhe do të ndiheni më të sigurt edhe kur dikush tjetër merr diçka që dëshironi.

Duke u fiksuar pas arritjeve të të tjerëve mund të shkëpusni vëmendjen nga sukseset tuaja dhe qëllimet e karrierës. Jini përkrahës të sinqertë të bashkëpunëtorëve tuaj. Mos kini inate. Merrni pjesë në suksesin e kolegut tuaj dhe shikojeni si një hap drejt qëllimeve më të mëdha të kompanisë. Kthjejeni energjinë tuaj të xhelozisë në diçka pozitive, duke sfiduar veten për të punuar më shumë.

Mos u shqetësoni nëse shenjat e një punonjësi toksik i shikoni edhe tek vetja. Gjithmonë ka kohë për të ndryshuar për mirë. Ju nuk duhet të jeni personi toksik në vendin tuaj të punës. Ju mund të lulëzoni dhe të lejoni të tjerët të lulëzojnë gjithashtu. Bëjeni vitin 2019 vitin tuaj për të ndryshuar sjelljet toksike dhe shihni ndryshimin që mund të keni në karrierën tuaj.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0