3 aftësi menaxhuese që u mungojnë shumë liderëve

3 aftësi menaxhuese që u mungojnë shumë liderëve

~9 minuta lexim


Liderët e mirë nuk ndalojnë asnjëherë së u rrituri.

Thonë se punonjësit u bashkohen punës në ndërmarrje, por më pas largohen si shkak i  menaxherëve. Sigurisht që ekzistojnë përjashtime nga ky rregull, por për shumë punonjës, menaxherët janë ata, që përcaktojnë lumturinë ose zhgënjimin e tyre në punë. Raporti i Gallup’s State për menaxherët, zbuloi se një menaxher përbën të paktën 70 përqind të variancës në angazhimin e punonjësve dhe gjysma e amerikanëve kanë lënë një punë vetëm për t’u larguar nga menaxheri në një pikë të karrierës së tyre.

Pse ndodh kjo?

Ndonjëherë ndodh  për shkak të komunikimit të dobët në një ekip. Herë të tjera ndodh për shkak të feedback-ut vetëm nga njëra palë, i cili vlerësohet si shkatërrimtar dhe aspak konstruktiv.

Por mund të themi se ekziston një shkak themelor i një menaxhimi joefikas që shpesh anashkalohet. Ky shkak është i rëndësishëm të pranohet në rrugën për t’u bërë një udhëheqës më efektiv. Është pikërisht nevoja për të rritur praktikën tuaj si udhëheqës.

Menaxherët që janë seriozë në lidhje me rritjen, po rrisin vazhdimisht nivelin për veten dhe ekipin e tyre. Siç thotë Lolly Daskal, një trajner, drejtues ekzekutiv dhe themelues i Lead From, “Rritja e lidershipit është e detyrueshme, jo fakultative”. Nëse nuk arrijmë të rritemi, nuk është çështja vetëm të qëndrojmë atje ku jemi.  Duke mos u rritur ne fillojmë të ecim mbrapsht.

Duke u përqendruar në tre aftësi specifike që menaxherëvë më së shpeshti u mungojnë, ju mund të ndihmoni në ndërtimin e  një të ardhmeje për liderët efektivë të fortë, që do të ndihmojnë në krijimin e një vendi pune më gjithëpërfshirës.

Ndërtoni vetëdijen

Vendi më i mirë për të filluar me rritjen është shikimi i brendshëm, jo ​​i jashtëm, kështu që nuk është për t’u habitur që vetëdija është shpesh një pikë e verbër tek menaxherët. Vetëdija mund t’iu ndihmojë të ndërtoni besim dhe siguri psikologjike brenda ekipit tuaj, të përmirësoni marrëdhëniet tuaja me palët kryesore të interesit dhe në fund të punësoni dhe trajnoni një grup më të mirë udhëheqësish.

Nëse mendoni se vetëdija mund të mos jetë aftësia juaj më e fortë, provoni të ndërtoni kohën e reflektimit për vetë analizë të qëllimshme ose të kërkoni ndonjë reagim të qartë. Të fillosh me veten vendos një ton në përulësinë dhe vetë reflektimin, që njerëzit e tjerë në ekipin tuaj mund t’a përsërisin, kështu që është një fitore e dyfishtë për punonjësit në organizatën tuaj.

 Menaxhoni situatat komplekse

Kuptimi dhe zgjidhja e shpejtë e problemeve komplekse si edhe  marrja e  vendimeve me cilësi të lartë është thelbësore për një udhëheqës (veçanërisht kur jeni duke u marrë me shumë çështje në të njëjtën kohë). Por gjetja e zgjidhjeve për këto sfida komplekse të biznesit, gjithashtu ju detyron të shfaqni aftësitë tuaja krijuese për zgjidhjen e problemeve dhe të mendoni jashtë kornizës. Kjo ju lejon të menaxhoni në mënyrë kreative kompleksitetin dhe të jeni në gjendje të gjeni zgjidhje më të mira për ato sfida në dukje të pamundura të biznesit.Nëse jeni duke u përballur me një sfidë komplekse, filloni duke e përkufizuar problemin në vetëm disa fjali. Kjo mund të jetë e vështirë, por do t’ju ndihmojë të kuptoni çështjen me të cilën përballeni. Sigurohuni që të kërkoni të dhëna nga të tjerët. Ndonjëherë, udhëheqësit kanë një “kompleks heroi”. Ata mendojnë se duhet t’a kenë gjithmonë përgjigjen  edhe pse ne e dimë se madhështia rrallë arrihet vetëm. Gjithashtu, sigurohuni që të dëgjoni zëra të ndryshëm për të marrë një përgjigje. Bërja e kësaj do t’iu ndihmojë në rritjen e shanseve për një zgjidhje krijuese dhe shumë bashkëpunuese.

Udhëhiqni me empati

Empatia është e rrënjosur në krijimin e kulturës së përkatësisë. Menaxherët duhet të jenë në gjendje të udhëheqin me mirësi dhe dhembshuri, duke kuptuar që të gjithë në ekipin e tyre sjellin një perspektivë dhe sfond unik. Duke ndërtuar empati si menaxher, ju gjithashtu ndërtoni besim dhe nxisni siguri psikologjike.

Jini të hapur, kureshtarë dhe fleksibël në qasjen tuaj të menaxhimit. Kjo do t’ju ndihmojë të lidheni më shumë me të tjerët dhe të kërkoni pikëpamje të ndryshme për t’ju ndihmuar në zgjidhjen e disa prej atyre problemeve komplekse me të cilat përballet ndërmarrja ose departamenti juaj.

Udhëheqësit duhet të fillojnë të rregullojnë sjelljen e tyre. Filloni duke pranuar gjëra që nuk i dini, duke pranuar kufizimet tuaja ose duke identifikuar dhe ndarë diçka për të cilën duhet të punoni dhe pastaj të krijoni hapësirë ​​që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Pothuajse çdo çështje ndërnjerëzore në një zyrë mund të përfitojë nga empatia.

E ardhmja e punës është tani

Në një botë ku kërkimi i punës është në duart e kandidatit dhe jo të kompanisë, kultura e vendit të punës dhe udhëheqja e kompanisë bëhen përparësia më e madhe konkurruese kur tërheqin talentet. Kjo është arsyeja pse asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme që udhëheqësit të vazhdojnë të mësojnë, rriten dhe aftësohen në këto fusha ku kanë mangësi.Ju keni mundësinë unike për të udhëhequr nga lart poshtë dhe të krijoni hapësirë ​​për kuriozitet, empati dhe gjithëpërfshirje në punë. Por për ta bërë këtë nuk mund të largoheni prej pikave tuaja të dobëta – ju duhet t’i përqafoni ato. Duhet të jeni më të vullnetshëm duke i treguar këto pika, në mënyrë që ekipi dhe kolegët tuaj t’iu ndihmojnë të rriteni.

Inc

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Shko me besim drejt ëndrrave të tua. Jeto jetën që kishe imagjinuar”
— Henry David Thoreau
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0