"2019 është viti i dështimeve". Ja cilat do të jenë shenjat më me fat të horoskopit

“2019 është viti i dështimeve”. Ja cilat do të jenë shenjat më me fat të horoskopit


“2019 do të jetë një vit që promovon ndryshime radikale, dështime.”  Thënë kjo nga Paul Fox, i cili për ‘Corriere della Sera’ përshkruan vitin që vjen me anë të yjeve.

Për Shigjetarin do të jetë një vit interesant. Ata nuk e lejojnë veten të bien poshtë dhe mendohen dy herë përpara se të veprojnë. Gjithashtu dhe Luani e Peshqit, do të kenë një vit të mirë, sidomos nga ana emocionale dhe familjare.

Gaforret do të përballen me vështirësi këtë vit, duke pasur parasysh pozicionin e Saturnit. Por gjëja më e mirë që do t’i ndodhë Gaforres këtë vit është fillimi i një biznesi apo një blerje të rëndësishme, e cila do të sjellë mbarësi e do të jetë vendimtare.

Shumë njerëz janë skeptikë për vërtetësinë e horoskopit, madje dhe vetë astrologu i famshëm fillimisht e ka mohuar atë dhe ka luftuar për ta “shkatërruar”.

Horoskopi ju udhëzon vetëm për tendencat e mundshme, ndaj këtë vit e keni vetë në dorë të ndryshoni për mirë duke lënë pas gabimet e vitit të kaluar.

/HuffingtonPost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0