Të orientohesh në rrjetin gati kaotik të transportit urban në Tiranë, mund të mos jetë më diçka e komplikuar. Një aplikacion i krijuar nga një adoleshent, i apasionuar pas teknologjisë së informacionit, ofron zgjidhje, për këdo, jo vetëm turist, që dëshiron të lëvizë me autobus në kryeqytet.
Ky është “TIR”, aplikacioni që i referohet tre shkronjave të para të Tiranës dhe që synon t’i ndihmojë qytetarët të lëvizin më lehtë nëpër qytet. Në aplikacion, përdoruesi mund të kërkojë nisjen nga çdo pikë e qytetit dhe të zgjedhë një destinacion. Krijuesi i tij është Aleksandër Xhuvani, vetëm 16 vjeç. “TIR” është i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze. Aplikacioni është falas. Dhe deri më tani numëron disa qindra përdoruesë.
Ideja për të ndërtuar “TIR.” i lindi që në moshën 14-vjeçare, kur për herë të parë i duhej të merrte një autobus në Tiranë, por nuk kishte asnjë informacion se nga t’ia niste.
“S’dija cilën linjë të merrja, sa kushtonte bileta, sa herë kalonte autobusi. Dhe s’munda ta gjeja as online. Kështu që ia dhashë këtë detyrë vetes, të krijojë këtë sistem. Puna për ta krijuar ka filluar para më pak se një vit”, shprehet 16-vjeçari për Shqiptarja.com
Por pasioni për teknologjinë dhe programimin kishte nisur shumë më herët. “Kam filluar të programoj që në moshën 10 apo 11 vjeç, duke ndjekur kurse falas në YouTube, thotë Xhuvani.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto