15 të shëruar, 21 persona të infektuar nga koronavirusi në 24 orë

15 të shëruar, 21 persona të infektuar nga koronavirusi në 24 orë


21 persona me Covid-19 u identifikuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 467 të infektuar.

Mes tyre 1 është personel mjekësor dhe 2 janë fëmijë pa simptoma dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Personat e identifikuar janë kontakte të rasteve të mëparshme.

15 pacientë janë shëruar duke e çuar totalin e të shëruarve në 232.

Në informimin e përditshëm nga ISHP, Albana Fiço njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër, Durrës e Has.

Lexoni: Ndryshon orari i lëvizjeve, urdhri hyn në fuqi sot

Në 24 orët e fundit janë testuar 193 persona, ndërsa në total janë testuar 4070 raste, dhe janë konfirmuar:

– 467 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 232 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 43 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar
– 9 persona janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, 7 prej tyre janë në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 52 persona janë të shtruar.

Përhapja e koronavirusit deri më 13 prill është sipas këtyre qyteteve:

— Në Tiranë: 221 persona;

— Në Durrës: 42 persona;

— Në Fier: 32 persona;

— Në Lushnje: 6 persona;

— Në Elbasan: 15 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 70 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 13 persona;

— Në Berat: 2 persona;

— Në Krujë: 6 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 5 persona;

— Në Mirditë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dinë se dështimi është i pashmangshëm.”
— Coco Chanel
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0