132 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 13 391.
Në 24 orët e fundit 3 pacientë e kanë humbur jetën: një 58 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçar nga Lushnja dhe një 66 vjeçar nga Fieri, me sëmundje bashkëshoqëruese.
185 pacientë po trajtohen në të dy spitalet COVID, prej të cilëve 16 në terapi intensive dhe 4 pacientë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 31 të prekur në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, 7 në Lezhë, Pogradec, 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, 4 në Lushnjë, Përmet, Bulqizë, 3 në Tropojë, Gjirokastër, Patos, 2 në Fushë Arrëz, Kolonjë, 1 në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz dhe Ura Vajgurore.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 95 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 7 629 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 85 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 13 391 të infektuar,
– 380 viktima;
– 7 629 të shëruar,
– 5 348 të infektuar aktivë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.