Lajmi se isha përzgjedhur mes 100 sipërmarrësve të rinj europian nga Departamenti Amerikan i Shteteve të Bashkuara dhe Fondi Gjerman Marshall ishte nga më të mirët për fillimin e 2017.
Pjesë e YTILI-t (Young Transatlantic Innovation Leaders Initiative) më bëri ëndrra dhe pasioni im më i madh, lindur nga rafting dhe marrë formë me projektin inovativ në fushën e turizmit aventurë Albanian Adventure Resort.
Të jesh sipërmarrës në Shqipëri nuk është e lehtë dhe në këtë prag të fillimit të vënies në jetë të Albanian Adventure Resort, mësimet e ndara mes tryezave të Departamentit Amerikan nga zyrtarë të qeverisë dhe ekspertë të fushës erdhën në momentin e duhur.
Aty kuptova se thelbi i sipërmarrjes nuk është thjesht çështje personi, biznesi po kulturë kombëtare. Amerika ka kaluar më thjeshtë se konkurrentët e saj në një ekonomi sipërmarrëse sepse sipërmarrja është thellësisht e rrënjosur në historinë e saj.
Kështu, për t’i ndihmuar sado pak të rinjtë të cilët kanë një ide biznesi po ndaj disa reflektime nga përvoja ime e këtyre viteve dhe eksperienca ime amerikane sesi ideja juaj të kthehet në sukses.
- Gjithmonë para se të zhvilloni një produkt/shërbim, shkoni dhe vlerësojeni paraprakisht te konsumatori potencial. Klientët janë shumë më të rëndësishëm se vetë investitorët dhe çdo investitor i mirë është dakort me këtë;
- Kuptoni rëndësinë e bashkëthemeluesve, partnerëve dhe anëtarëve të ekipit. Çdo sipërmarrës i madh kupton se ai ose ajo nuk mund të bëjë gjithçka. Disa detyra qëndrojnë përtej aftësive të një themeluesi. Pra, është jetësore që të përfshihen partnerët e duhur dhe të kesh një skuadër të kompletuar;
- Mbajini sytë hapur te financat. Mos harro të llogarisësh parashikimet më të këqija;
- Bëhuni agresiv. Pa një shtytje të madhe, shumica e bizneseve të reja do të dështojnë. Është e rrallë për një produkt/shërbim të ri për të dalë pa një strategji agresive shitje;
- Mbajini sytë hapur te financat. Mos harro të llogarisësh parashikimet më të këqija;
- Duhet të keni një vizion afatgjatë dhe objektiva të lidhura me komunitetin në mënyrë që mos të jetë kurrë një pengesë për ju;
- Krijoni një produkt unik. Mos harroni që do keni gjithmonë një konkurrencë për t’u përballur dhe duke kopjuar të tjerët vështirë se mund të dilni në sipërfaqe;
- Duhet të kuptoni që mbledhja e fondeve kërkon kohë. Nuk është si duket në filma. Mund të duhet të takosh 101 investitorë potencialë derisa të finalizosh me 1 prej tyre;
- Mos harroni të rriteni. Një sipërmarrje e re mund të nxjerrë një produkt shumë interesant, por nëse kompania nuk rritet më tej, vështirë të mbijetoni. Ju duhet të shpenzoni po aq kohë sa kur krijuat produktin në promovim dhe shitje;
- Mos fusni para të pajustifikuara në mënyrë që të krijojnë një realitet të shtrembër mbi fuqinë e konsumimit të produktit tuaj. Përpiquni të jeni racionalë në investim dhe të testoni hap pas hapi;
- Gjeni investitorët e duhur. Mos pushoni së kërkuari persona të cilët ndajnë të njëjtat objektiva dhe filozofi dhe të bëhen mbështetje dhe këshillojnë sesi gjithçka mund të organizohet më mirë.
Më e rëndësishmja. Sipërmarrjet e reja nuk dështojnë. Janë sipërmarrësit ata që dorëzohen.
Nëse e doni diçka dhe besoni tek ideja juaj, tregohuni këmbëngulës dhe pasionant dhe mos harroni që ëndrrat bëhen realitet mes një pune shumë të madhe.
/GazetaDita
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.