10 njerëzit më të rëndësishëm të shkencës për vitin 2020 - Business Magazine Albania

10 njerëzit më të rëndësishëm të shkencës për vitin 2020

2020-a ka qenë padyshim një vit shumë më ndryshe se zakonisht. Por zakone të caktuara nuk ndryshojnë. Dhe në fakt, ato kanë sot më shumë kuptim. Revista “Nature” ka përpiluar listën e 10 figurave më të rëndësishme shkencore të vitit. Ja cilët janë ata.

Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH-së

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e pa veten të detyruar të menaxhonte krizën më të rëndë shëndetësore botërore të 100 viteve të fundit. Ghebreyesus është një biolog nga Etiopia. Në vitet 2005-2012 ai ka qenë Ministër i Shëndetësisë së këtij vendi, duke e reformuar plotësisht sistemin shëndetësor dhe duke përmirësuar qasjen në sistem për miliona njerëz.

Verena Mohaupt, në kërkim të arinjve polarë

Koordinatore e Observatorit Multidisiplinar për Studimin e Klimës Arktike (Mozaiku), Mohaupt ka studiuar efektet e ndryshimit të klimës në terren, që nga viti 2019 në ekosistemin polar. Ajo ka mbledhur të dhëna të paçmueshme, për të kuptuar dhe kundërvepruar ndaj efekteve të ngrohjes globale.

Gonzalo Moratorio, gjuetari i viruseve

Virologu uruguaian është bërë një hero në vendin e tij, pasi ndihmoi në zbutjen e pasojave më të këqija të pandemisë. Ai punon në Institutin Pastër dhe Universitetin e Republikës në Montevideo, dhe së bashku me kolegët e tij ka krijuar një test të ri për koronavirusin, dhe një program kombëtar për testimin masiv të popullatës. Për momentin, Uruguai është një nga vendet që janë përballur më së miri me pandeminë. Deri më tani numri i të vdekurve nga koronavirusi është vetëm 87 persona.

Adi Utarini, ekspertja që zhduku Ethet Dengue

Ethet Dengue prekin çdo vit 400 milionë njerëz, duke vrarë mbi 25 mijë prej tyre. Adi Utarini, eksperte e shëndetit publik në Universitetin Gadjah Mada, Indonezi, drejtoi një eksperiment që ka sjellë një rënie në77 për qind të rasteve me Ethet Dengue, në qytetin Jogikarta. Utarini dhe ekipi i saj zhvilluan një lloj të veçantë mushkonje, të infektuar me një bakter (të padëmshëm për njerëzit) që i parandalon insektet t`a transmetojnë virusin.

LEXO: Neuroshkenca tregon sesi të bëheni më të mençur

Kathrin Jansen, shkencëtare e vaksinës anti-Covid

Drejtoresha e departamentit të vaksinave në kompaninë Pfizer, ishte organizatorja e punës titanike që u bë për zhvillimin në një kohë rekord të vaksinës së parë me ARN në histori, dhe vaksinës së parë anti-Covid, të aprovuar nga FDA-ja amerikane. Falë energjisë së saj, të cilën shumë prej bashkëpunëtorëve të saj e përshkruajnë si të pashtershme, kompania arriti të përdorë një teknologji ende eksperimentale.

Zhang Yongzhen, i pari që renditi gjenomin e Sars-Cov-2

Më 11 mars, virologu kinez publikoi në internet gjenomën e virusit që po shkaktonte pneumoni të çuditshme në Vuhan. Puna e Zhang i tregoi botës se ishte një koronavirus i ngjashëm me atë që shkaktoi epideminë e SARS-it në vitin 2003, duke i dhënë mundësinë kolegëve të tij anembanë botës ta studionin në detaje, dhe mbi këto të dhënat të projektonin zhvillimin e vaksinave.

Chanda Prescod-Weinstein, kozmologia e materies së errët

Ajo është bërë bashkë-drejtuese e një grupi shkencëtarësh, që studiojnë hapësirën në kërkim të të dhënave që na lejojnë të kuptojmë se çfarë është lënda e errët dhe si prodhohet ajo. Ajo ka nisur edhe një fushatë të gjerë në internet, për të kërkuar që institucionet të adresojnë çështjen.

NATURE

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0